У нас вы можете посмотреть бесплатно Vijon angazhimi i FA në ndihmë të popullsisë së përmbytur në jug të vendit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Forcat e Armatosura, me kërkesë të prefekturave të qarqeve të Jugut dhe me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, u angazhuan në ndihmë të popullsisë së përmbytur në jug të vendit, përkatësisht: Komanda e Mbështetjes, u angazhua në operacion evakuimi: a. Në Komunën Novoselë, Vlorë me 20 forca dhe 3 mjete transporti, 2 motobarka, 4 gomone të batalionit të kërkim - shpëtimit. U evakuuan 5 persona dhe u shpërndanë ndihma për banorët në nevojë. b. Në Komunën Levan, Fier, me 2 automjete të kalueshmërisë së lartë, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Fier, për evakuim popullsie si dhe transport të forcave të rendit për në fshatin Hoxharë. Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, u angazhua në operacion evakuimi: a. Në komunën Novoselë, Vlorë, me 10 forca dhe 4 mjete transporti të QSI, Bunavi, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Vlorë, u evakuuan 35 persona, 2 mjete civile dhe u shpërndanë ushqime për familjet në nevojë. Totali i forcave dhe mjeteve të Forcave të Armatosura të angazhuara në operacion: Forca: 232 persona. Mjete transporti: 29 copë. Mjete transporti ujor: 2 motobarka, 4 gomone. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në gatishmëri operacionale të gjitha kapacitetet e deklaruara për përballimin e Emergjencave Civile. Për shkak të vijimit të kushteve të këqija të motit, angazhimi i Forcave të Armatosura në operacione për përballimin e situatës së krijuar në Jug të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, vijon me të njëjtin intensitetet dhe me të njëjtin përkushtim.