У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Fileto pule me limon nga Znj. Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 500 gr fileto pule 50 gr miell Vaj + 1 lugë gjelle gjalpë 1 qepë të vogël ( në fije ) 1 lugë çaj lëkurë limoni Lëngu i 1 limoni Kripë + piper të zi 200 - 250 ml ujë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë Pastrojmë mishin e pulës dhe e presim në feta, shirita apo në kubik, si të dëshironi. I vendosim në një tas dhe i pudrosim me miell. I përziejmë mirë e më pas i kalojmë në sitë me qëllim që mielli i tepërt të mos mbetet tek mishi. Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin + vajin dhe kaurdisim qepën në fije sa të zbutet. Shtojmë lëkuren e limonit dhe e përziejmë me qepën për 1 min. Shtojmë mishin dhe e përziejmë herë pas here derisa shohim që mishi të zverdhet. E shuajmë me lëngun e limonit dhe e përziejmë lehtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi e më pas shtojmë ujin dhe pasi e përziejmë vendosim kapakun. E lëmë të ziejë në temperaturë mesatare për 10 min. Nëse shohim që kremi i përftuar trashet, i shtojmë dhe pak ujë dhe e lëmë në konsistencën që preferoni. E servirim me majdanoz të grirë hollë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu