У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan Berisha: Protestat s'ndalen deri në largimin e Ramës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Opozita nuk do të ndalet deri në largimin e Kryeministrit Rama. Ky ishte paralajmërimi i Sali Berishës përpara protestës së 20 shkurtit, teksa e ftoi kryeministrin dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit të mos provokojnë protestuesit paqësorë. “As me një snajper e me 100 tanke s’do mund të mposhtë dot kryengritjen tonë paqësore. I them rrugacit në polici, bashkëpunëtorit të Celes e Docit, s’do gjesh vend ku të futesh ti, Ilir Proda, dhe Edi Rama që gjuan protestuesit paqësore”. Të hapur la çdo skenar, nga protestat në aeroporte, porte e rrugë kryesore, deri tek ngujimi në Bulevard, por një përgjigje u dha edhe demokratëve që nuk angazhohen në tubim. “Do ta vendosin qytetarët, faza përfundimtare e fitores tonë”. Për kryedemokratin, Edi Rama është i izoluar nga ndërkombëtarët, pas kartonit të zi që tha se mori në Bruksel dhe derës së mbyllur në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Berisha nuk i kurseu ironitë edhe për praninë e mundshme të Ramës në takimin e Bordit të Paqes në Uashington. “Edhe mund të shkojë në atë takim, por shkon hajdut e vjen hajdut. E kanë vënë në rreth të kuq. I ngeli ‘Dash’i në dorë”. I pyetur nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha komentoi edhe largimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agacci, dhe shefes së kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga. “Ikën si minjtë kur mbytet anija, të dy kanë kryer krime”. Pas uljes së demokratëve në tryezën e reformës zgjedhore, Berisha tha se opozita do të kërkojë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/