У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Porositi atentatin për gjakmarrje. Dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gjykata ka dënuar me 25 vite burg 34-vjeçarin Laert Hasalla, i akuzuar si porositës i një vrasjeje të mbetur në tentativë, e motivuar nga gjakmarrja. Vendimi lidhet me atentatin e ndodhur më 30 mars 2023 në qytetin e Lushnjës, ku shënjestër ishte 22-vjeçari Marius Hasalla. Sipas autoriteteve, Laert Hasalla ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ishte nën hetim për organizimin e atentatit ndaj Marius Hasallës, por pas vendimit u vu në pranga . Nga sulmi me armë zjarri mbeti e plagosur halla e tij, Bajame Sejena, e cila ndodhej në të njëjtin automjet me objektivin e atentatit. Hetimet tregojnë se atentati u ekzekutua nga Mariglen Matjani, i cili qëlloi me armë zjarri drejt automjetit ku ndodhej Marius Hasalla, por plumbat nuk e kapën shënjestrën. Sipas policisë, Matjani ishte paguar nga Laert Hasalla për kryerjen e vrasjes të mbetur në tentativë. Sipas dosjes hetimore, motivi i krimit lidhet me një konflikt të thellë familjar për gjakmarrje. Rreth pesë vite më parë, babai i Marius Hasallës vrau Romeo Hasallën, vëllain e Laert Hasallës, ngjarje që përshkallëzoi përplasjen mes dy degëve të familjes. Rrënjët e konfliktit mes familjeve Hasalla lidhen me një mosmarrëveshje për pronësinë e një toke prej rreth 2 hektarësh, e cila u shndërrua në një varg konfliktesh të përgjakshme. Përplasjet kulmuan në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tij, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin Romeo Hasalla dhe duke plagosur Shaip Hasallën, si edhe dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasalla. Për ngjarjen e vitit 2021, fillimisht u arrestua edhe Afrim Hasalla, por ai u la i lirë. Ndërkohë, Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici, pranoi autorësinë e krimit dhe u dënua me 35 vite burg. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Atentati#LaertHasalla