У нас вы можете посмотреть бесплатно Shoqe për kokë! Historia e zonjave nga Korça që mposhtë vetminë me miqësi или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ArditGjebra #EdielaShqiptare #TvKlan #KaNjeMesazhPerTy #shpatore #donika #Lenka #Majlinda #Leonora #Hena #shoqeri #miqesi #udhetim #Korce Në një studio ku emocionet marrin zë dhe surprizat kthehen në përqafime, pesë gra nga Korçë dëshmuan se miqësia është ilaçi më i fortë kundër vetmisë. Lenka, Donika, Leonora, Shpatorja dhe Majlinda u bënë bashkë në “Ka një Mesazh për Ty”, për t’i dhuruar një surprizë të paharrueshme shoqes së tyre, Hënës, gruas që ka kaluar stuhi të forta, por që nuk u la kurrë vetëm. Mes buzëqeshjeve, ato rrëfyen historinë e një beteje me sëmundjen, me frikën dhe me mbylljen në vetvete. Kur Hëna u përball me vështirësi të rënda shëndetësore, pas sfidave që kaloi edhe vajza e saj, shoqet vendosën të bëheshin mbështetja e saj më e madhe. Çdo telefonatë, çdo vizitë në shtëpi, çdo insistim për ta nxjerrë nga izolimi ishte një akt dashurie që sot kthehet në frymëzim për çdo grua që mendon se pensioni apo vështirësitë e jetës janë fundi i energjisë dhe i gëzimit. Ardit Gjebrea: Më tregoni pak për Hënën. Lenka: Hënën e kemi shoqe shumë të veçantë. Ka kaluar shumë siklete në jetën e saj. Edhe vajzën e ka pasur me një sëmundje që shyqyr Zotit ia doli mbanë. E ka shumë mirë vajzën. Por, nga stresi që kaloi për vajzën u sëmur edhe për veten e saj. Bëri një operacion shumë të rëndë edhe Hëna. Ne nuk e lamë farë Hënën që të rrinte vetëm. E merrnim në telefon dhe nuk donte që të dilte, u mbyll në vetvete. Ne u organizuam të gjitha dhe i shkonim në shtëpi çdo ditë derisa Hëna u kthjellua, e mbushi mendjen e saj derisa tha “stop, do dal me shoqet, jam mirë”. Donika: Kurse tani nuk duron, ajo merr e para në telefon “hë do dalim”. Lenka: I bëri shumë mirë kjo Hënës. Donika: Secila që ka ndonjë stres, ne përsëri mblidhemi dhe e kalojmë bashkë. Lenka: Edhe Hëna është shumë aktive, është e veçantë për ne. Ardit Gjebrea: Ju bëheni frymëzim për të gjitha vajzat, çupat që na ndjekin, sepse është ai momenti që kur del në pension thua, “bobo çfarë do bëj tani?!”. Donika: Po mbyllesh në vetvete. Lenka: Unë kur dola në pension, para katër vitesh, kalova stres sepse thoja me vete “pse të dal në pension, unë jam akoma e aftë që të punojë”. E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve. #EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan