У нас вы можете посмотреть бесплатно Nafta në Shpirag, Rama: Do të bëhet testi i fundit, besoj në Janar del rezultati или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Kryeministri Edi Rama u përgjigj në emisionin “Opinion” edhe në lidhje për naftën në Shpirag. Kreu i qeverisë tha se do të bëhet testimi i fundit i fluksit. Nëse del i qëndrueshëm, kryeministri tha se jemi aty ku duhet. Sa i përket kohës, Rama u shpreh se mendohet që nga Janari priten të dalin rezultatet megjithatë, kjo nuk është e përcaktuar pasi varet nga procesi. Blendi Fevziu: Keni folur për naftën në Shpirag, keni folur si një rezervë e madhe. Pritej në Maj, në Qershor nuk kemi asnjë konfirmim. Çfarë po ndodh realisht dhe çfarë është e vërtetë, çfarë është ekzagjerim? Edi Rama: Do të bëhet testimi i fundit i fluksit. Blendi Fevziu: Kur? Edi Rama: Në Tetor dhe besoj nga Janari do dalë rezultati. Blendi Fevziu: Që do të thotë çfarë prisni ju nga Shpiragu? Ju keni të dhëna më konfidenciale se ato që kemi ne. Edi Rama: Nëse testi i fundit do të konfirmojë që fluksi i gazit që del lart është i qëndrueshëm, që do të thotë nuk është me shumë fluktoshilacion, atëherë do të thotë që jemi aty ku kemi dashur të jemi. Blendi Fevziu: Sa do të jetë përfitimi i përafërt që mund të ketë buxheti i shtetit nga kjo? Edi Rama: Nuk mund të jap shifra. Blendi Fevziu: A është një kontratë e favorshme për ne pasi janë hedhur dyshime që kjo kontratë është tërësisht në disfavorin tonë? Edi Rama: Po pse kështu apo? Blendi Fevziu: Janë hedhur dyshime që përfitimi që merr shteti jonë është shumë i vogël në bazë të kontratës së firmosur. Edi Rama: Dakord. Unë mendoj se është kontratë standarde, s’ka asnjë. Kontratat e dikurshme ishin ato që... Blendi Fevziu: Ju thoni që në Janar mund të kemi një përgjigje përfundimtare për këtë? Edi Rama: Testimi po bëhet nuk i dihet asnjëherë kohëve, parashikimeve, dalin s’dalin, si dalin, por ky është procesi. Duhet të bëhet testi i qëndrueshmërisë së fluksit. Ata duhet që për një kohë të caktuar që shtrihet nga Tetori deri në Janar të shikojnë që për çdo ditë prurjet, sepse është shumë thellë, gjeologjia është shumë e fragmentuar, janë të qëndrueshme dhe nëse janë të qëndrueshme bëhet kalkulimi sa fuçi.../tvklan.al Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/