У нас вы можете посмотреть бесплатно Shembja e Librazhd-Prrenjas/Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit të shkatërruar në Dragostunjë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Rritja e fluksit të qarkullimit pas shembjes së segmentit të rrugës kombëtare në zonën e Arrave të Gurrës, në Dragostunjë të Librazhdit, ka vënë në lëvizje institucionet për të përforcuar ndjeshëm masat e sigurisë rrugore, si në akset alternative ashtu edhe në perimetrin e kantierit të punës. Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vendosur sinjalistikë të qartë ndaluese dhe orientuese për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët me kapacitet mbi 40 pasagjerë të cilëve nuk ju lejohet të qarkullojnë në akset rurale Spathar – Rruga Antike Egnatia – Dardhë – Hotolisht dhe anasjelltas, si dhe në segmentin Dragostunjë – Hotolisht. Këto masa synojnë të shmangin mbingarkesën e rrugëve rurale, të cilat nuk janë projektuar për qarkullim të rënduar dhe tashmë përballen me fluks të shtuar automjetesh. Monitorimi në terren po kryhet gjatë gjithë kohës nga të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit dhe Policia Bashkiake e Librazhdit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes dhe parandalimin e incidenteve të mundshme. Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shtuar sinjalistikën orientuese dhe paralajmëruese në aksin kombëtar Elbasan – Gramsh – Moglicë – Strelcë – Lozhan – Maliq, i cili është kthyer në një arterie kyçe lidhëse mes kryeqytetit dhe rajonit juglindor të vendit. Për shkak të rrezikut që paraqet zona e dëmtuar, Policia Rrugore në bashkëpunim me kompaninë ANK kanë vendosur bllokimin e plotë të perimetrit të sigurisë në segmentin e Arrave të Gurrës, në të dyja anët, në një distancë mbi 3 kilometra. Kjo masë është thelbësore për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të lejuar vijimin pa ndërprerje të punimeve në kantier. News24 qe prej vitit 2002 eshte televizioni i pare informativ ne Shqiperi i dedikuar teresisht lajmit Subscribe ne kanalin "News24 Albania" per me shume lajme: / news24albania Website: https://www.balkanweb.com/ Facebook: https://bit.ly/2K4vrI4 Facebook: / balkanwebcom Instagram: http://bit.ly/41waTOE Instagram: / balkanweb_official X: / balkanwebcom TikTok: / balkanweb.official #news24albania #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #lajmeshqip #aktualitet #politike #opozita #qeveria #shqiperi #tirane #albania #balkanweb #kulture #drejtesi #sport #kosova #rajoni #lajmengabota #art