У нас вы можете посмотреть бесплатно Manifestim fetar me rastin e Natës së Israsë dhe Miraxhit në Xhaminë Muharemçe - Tetovë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Manifestim fetar me rastin e Natës së Israsë dhe Miraxhit në Xhaminë Muharemçe - Tetovë Më 06.02.2024 (e martë), pas namazit të akshamit, Myftinia e Tetovës, me rastin e Natës së Israsë dhe Miraxhit, organizoi manifestim fetar në Xhaminë Muharemçe - Tetovë. Në këtë manifestim, të cilin e moderoi, referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës, Hfz. Abdurahim ef. Murati, morën pjesë: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ish Myftiu, Alifekri ef. Esati, ish Kryeimami, Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani, imami i Xhamisë, Hfz. Shafi ef. Ajdini, Këshilli i Xhamisë, kolegë nga Myftinia, hoxhallarët e tjerë nga vendi dhe rrethina, si dhe një numër i madh i xhematit. Para xhematit u prezantua një program fetaro-kulturor, nga disa nxënës të Medresesë “Isa Beu” dhe student të FSHI-së, të udhëhequr nga referenti për kulturë pranë Myftinisë së Tetovës, Dr. Husein ef. Rizai. Pas faljes së namazit të akshamit të cilit i priu ish Kyreimami, programi filloi me lexim të Kur’anit Famëlartë dhe vazhdoi me ilahi dhe kaside. Myftiu i Tetovës për hir të kësaj nate, mbajti fjalën e rastit ku foli mbi vlerën e Natës së Israsë dhe Miraxhit, duke përkujtuar se kjo natë, është një ndër muxhizet e mëdhaja që i janë dhënë Muhamedit a.s., ku i Gjithëfuqishmi robin e tij (Muhamedin a.s.), në një pjesë të natës e barti nga Qabeja në Mesxhidi Aksa dhe prej aty drejt miraxhit, gjegjësisht pranisë së Tij, për t’i treguar njerëzimit se Muhamedi a.s., është përfundimi i pejgamberllëkut dhe se është vula e pejgamberisë. Në fund të fjalimit Myftiu, të gjithë besimtarëve ua uroi këtë Natë, duke e lutur të Gjithmëshirshmin që ta kalojmë në mirëqenie familjare, si dhe gjithmonë të jemi të mbuluar me mëshirën e Tij. Në fund të manifestimit u lexuan disa ajete nga hafizi i mirënjohur, hfz. Besir ef. Limani, imam në Xhaminë e Madhe të fsh. Çellopek i Ri. Duan e këtij manifestimi e bëri Myftiu paraprak, ndërsa për namaz të jacisë priu, hfz. Besir ef. Limani. Ndërkaq pas namazit të jacisë, Këshilli i Xhamisë për mysafirët kishte përgatitur një koktej.