У нас вы можете посмотреть бесплатно Manifestim fetar me rastin e Natës së Regaipit në Xhaminë Tabhane - Tetovë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Myftinia e Tetovës, me rastin e Natës së Regaipit, më 11.01.2024 (e enjte), pas namazit të akshamit, organizoi manifestim fetar në Xhaminë Tabhane - Tetovë. Në këtë manifestim, të cilin e moderoi, Mr. Xhemil ef. Sadiki, morën pjesë: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ish Myftiu, H. Alifekri ef. Esati, imami i Xhamisë, Sead ef. Demiri, kolegë nga Myftinia, hoxhallarët e tjerë nga vendi dhe rrethina, si dhe një numër i madh i xhematit. Pas faljes së namazit të akshamit të cilit i priu profesori i Gjimnazit "7 Marsi", hfz. Naser ef. Rushani, para xhematit u prezantua një program fetaro-kulturor, nga disa nxënës të Medresesë “Isa Beu” dhe student të FSHI-së, të udhëhequr nga referenti për kulturë pranë Myftinisë së Tetovës, Dr. Husein ef. Rizai. Programi filloi me lexim të Kur’anit Famëlartë dhe vazhdoi me ilahi e kaside. Myftiu i Tetovës për hir të kësaj nate, mbajti fjalën e rastit ku foli mbi vlerën e Tre Muajve të bekuar dhe Natës së Regaipit, duke e lutur Allahun Fuqiplotë, që t'na dhuroj shëndet, paqe, mirësi, begati, harmoni, lumturi të na i pranojë duatë, si dhe t’na mundësoj që këtë natë ta kalojmë në ibadet për të na mbuluar me mëshirën e Tij. Në fund të manifestimit u lexuan disa ajete nga, hfz. Mr. Idriz ef. Osmani. Duanë e këtij manifestimi e bëri Myftiu paraprak. Në namazin e jacisë priu referenti për arsim fetar, Mr. Xhemil ef. Mehmeti. Ndërkaq pas namazit të jacisë, këshilli i Xhamisë për mysafirët kishte përgatitur një koktej.