У нас вы можете посмотреть бесплатно Banorët e Vithkuqit i rikthehen normalitetit pas tre javë izolimi nga bora-(25 Shkurt 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Pas më tepër se tre javë izolimi nga reshjet e dendura të borës, banorët e fshatit Shtyllë të komunës Vithkuq i janë kthyer jetës normale. Fshati më skajor jo vetëm në rrethin e Korçës, por në të gjithë vendin këtë vit është përballur me dimrin më të ashpër të këtyre dy dekadave të fundit. Mjetet borëpastruese të kontraktuara nga komuna kanë bërë të mundur hapjen e rrugës prej 6 kilometrash, që e lidh fshatin Shtyllë me qendrën e komunës Vithkuq. Pjesa më e madhe e familjeve të këtij fshati duket se kanë qenë të përgatitur për një dimër të tillë duke siguruar sasinë e nevojshme të ushqimeve si dhe bazën ushqimore për bagëtitë. Kryetari i fshatit Benet Pine tregon se pavarësisht ashpërsisë së dimrit, nevojat jetike të banorëve për ushqime dhe medikamente janë plotësuar. Benet Pine: “Rruga është e bllokuar po bën 20 ditë. Është shkelur disa herë nga mjetet, me vështirësi se nuk hapej kishte rreth 2 metra dëborë. Tashi po fillojnë borëpastrueset po e hapin. Me energji elektrike kemi qenë shumë keq. Rreth 15 ditë pa energji elektrike. Bile dhe defektet vetë i kemi bërë, për arsye se Korporata Elektroenergjitike ka vënë një person që ka shumë kilometro dhe ai s’ka ç’bën për momentin, s’ka si ta përballojë dot situatën.” Vetë banorët tregojnë se kushtet ekstreme të motit e kanë bërë të vështirë jetën e tyre duke i lënë në izolim të plotë për më tepër se 3 javë. “Është dimri i vështirë këtu te neve. Këtu ka rënë dëborë në Maj, është bllokuar rruga, në Maj ka rënë, më 26 Prill ka rënë vjet gjysmë metra dëborë. Si ti themi? Është një zonë që duhet të përgatitesh.” Ndërsa rreth 100 banorët e fshatit Shtyllë janë çliruar nga pushteti i borës, vijojnë ende të mbeten të izoluar edhe dy fshatra të tjerë të komunës Vithkuq./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/