У нас вы можете посмотреть бесплатно Ngritën sera me kanabis në mes të pyllit në Gramsh, 3 në pranga, 2 në kërkim или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #gramsh Kishin përshtatur 3 ambiente si sera, në pyllin e fshatit Katerlis, në të cilat kishin kultivuar 792 fidanë narkotikë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre u kapën në flagrancë në njërën nga serat). Në kuadër të operacionit policor të koduar "Katerlisi", vihen në pranga shtetasit Sokol Beshiri, Vullnet Myrteli dhe Lorjan Goga. Njoftimi i policisë: Gramsh/Finalizohet pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar i koduar "Katerlisi", për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në fazë fillestare. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gramsh në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Gjatë finalizimit të operacionit është bashkëpunuar dhe me Komisariatin e Policisë Kuçovë. Kishin përshtatur 3 ambiente si sera, në pyllin e fshatit Katerlis, në të cilat kishin kultivuar 792 fidanë narkotikë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre u kapën në flagrancë në njërën nga serat). Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryeplaku i fshatit Katerlis dhe inxhinieri i mjedisit. Asgjësohen 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Në zbatim të planit të posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kutivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar fidanë narkotikë, referuan materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal. Në kuadër të këtij procedimi, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë, është zhvilluar operacioni policor i koduar “Katerlisi”. Gjatë operacionit, në fshatin Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në masivin pyjor, u zbuluan 3 ambiente të përshtatura si sera, në të cilat u gjetën të kultivuar 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjithashtu, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve: -S. B., 28 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim; -V. M., 56 vjeç, banues në Dimal për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim; -L. G., 30 vjeç, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasit S. B. dhe V. M. janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa shtetasi L. G. është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Me tej, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Xh. M., 32 vjeç, me detyrë inxhinier mjedisi dhe S. Ll., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/emrat-ng... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranewstv Twitter / oranewsrtv