У нас вы можете посмотреть бесплатно Shkodër/ Kapet 45 vjeçari i dënuar për narkotikë... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Wanted 2”. Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim. I ndaluari, pjesëtar i një grupi kriminal që ka shitur lëndë narkotike, në Shkodër, i cili u godit nga Policia, gjatë operacionit të koduar “Buna 2021”. Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim: -Emiljan Hajdaraj, 48 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.