У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Netanyahu: “Kërcënim ekzistencial ndaj nesh” или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e nisën operacionin në Iran me qëllimin të eleminohej kërcënimi ekzistencial që paraqet regjimi terrorist i Republikës Islamike, sic pohoi kryeministri izraelit në një mesazh video drejtuar qytetarëve. e tij historike. Prej 47 vitesh, regjimi i Ajatollahëve ka bërë thirrje ‘Vdekje Izraelit’ dhe ‘Vdekje Amerikës’. Ai ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjim vrasës dhe terrorist nuk duhet të lejohet të pajiset me armë bërthamore, të cilat do t’i krijonin mundësinë të kërcënojë mbarë njerëzimin. Shtetet e Bashkuara zhvilluan dy raunde bisedimesh me Iranin për të negociuar një marrëveshje, por thane se nuk u arrit një dakord për ta ndaluar regjimin e ajatollahëve të pajiset me armë bërthamore. Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli trim iranian ta marrë fatin në duart e veta. Ka ardhur koha që të gjitha shtresat e popullit në Iran-persët, kurdët, azerët e ahvazët, të çlirohen nga zgjedha e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqedashës. Ditët në vijim, do të kërkojnë durim dhe qëndrueshmëri nga të gjithë ne, theksoi ai. Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, kërcënoi sakaq “ se do t`i këpusin kokën kujtdo në Izrael që mbështet ose nxit interesat iraniane. “Nëse dikush, kudoqoftë këtu në Izrael, mendon të mbështesë Iranin, bën mirë të mos na vërë në provëë. E them qartë dhe pa mëdyshje: do ta pësojë keq kushdo që tenton t të nxisë ose të mbështesë armikun,” deklaroi Ben-Gvir. Mosadi nga ana tjetër i garantoi iranianët “se nuk janë vetëm”. “Vëllezër dhe motra iranianë, nuk jeni vetëm! Kemi hapur një kanal të dedikuar dhe shumë të sigurt në Telegram për ju. Së bashku do ta rikthejmë Iranin në ditët e tij të lavdishme. Ndani me ne foto dhe video të luftës suaj të drejtë kundër regjimit. Dhe, mbi të gjitha, kujdesuni për veten”, ishte mesazhi i agjencisë izraelite të inteligjencës, i shpërndarë në Telegram në gjuhën perse, sipas Times of Israel. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #BenjaminNetanyahu#Israel#TopChannelNews