У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Recetë e shijshme në tavë brokoli, lulelakër, gjoks pule nga Znj. Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 400 gr brokoli 400 gr lulelakër 500 gr gjoks pule 1 qepë Vaj luledielli 1 karrotë 2 thelpinj hudhër 2 speca mix ngjyrash 10 domate qershi Kripë dhe piper i zi Salca: 3-4 vezë Kripë 5 lgj vaj luledielli 3 lgj miell 500 ml qumësht Kopër, majdanoz 100 gr djathë kaçkavall Fillimisht një tenxhere me ujë të bollshëm e vendosim në zjarr për të valuar. Shtojmë në të lulelakrën dhe 1 lugë gjelle qumësht dhe e lëmë të ziejë për 4 minuta. Pas minutës së dytë, shtojmë brokolin në bohçe dhe e lëmë valën 2 minuta. I kullojmë dhe i vendosim në një tepsi të lyer me vaj. Më pas në një tigan me vaj, kaurdisim qepën sa të zbutet. Shtojmë mishin e pulës të prerë në shirita dhe vazhdojmë përsëri përzierjen deri sa mishi të zverdhet dhe të mos ketë më lagështirë. E shtojmë dhe qepën me mish në tavë dhe i përziejmë lehtë duke i niveluar përbërësit në tepsi. Shtojmë në sipërfaqe specat në shirita të vegjël dhe domatet qershi në gjysma. Në një tas përziejmë 3 kokrra vezë, 1 lugë çaji kripë, 5 lugë gjelle vaj luledielli, 3 lugë gjelle miell, 2 gota qumësht. Grijmë hollë kopër dhe majdanoz, e përziejmë në tas dhe komplet kremin e shtojmë në tepsinë me perime dhe mish. Grijmë djathin kaçkavall në rende dhe mbulojmë gjithë sipërfaqen. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë për 40 minuta. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu