У нас вы можете посмотреть бесплатно Zjarri në banesë, humb jetën nëna dhe djali 14-vjeçar или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një zjarr ka përfshirë një banesë në qytetin e Maliqit këtë të dielë, 19 tetor, ku si pasojë ka humbur jetën një grua dhe djali i saj 14-vjeçar. Ndërkohë një fëmijë 6 vjeçar po lufton për jetën në spital. Fillimisht u raportua se kishte ndërruar jetë vetëm nëna dhe kishin mbetur të lënduar dy fëmijët e saj të moshës 6 dhe 14 vjeçare. “Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç. Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.”, njoftoi fillimisht policia. Më pas në një transmetim live, gazetarja e Klan News Daniela Zisi raportoi se ka ndërruar jetë dhe një nga fëmijët, konkretisht djali 14-vjeç. Ndërkohë fëmija më i vogël ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Mund të jetë sobë me zjarr, oxhaku i sobës, shpërthim me bombol apo ndonjë shkëndijë elektrike pasi për shkak të uljes së temperaturave banorët kanë nisur të përdorin ngrohje.”, tha Zisi. Përveç humbjes së jetëve, si pasojë e zjarrit ka mbetur totalisht e shkatërruar dhe banesa ku jetonte familja. Kryefamiljari momentalisht mendohet se nuk ishte në banesë kur ndodhi ngjarja. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan