У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Mendoj se goditja e objektivave ushtarake iraniane ka qenë një vendim i mirë. Iranianët prodhojnë shumë armë për Rusinë, sidomos dronë dhe raketa. Edhe pse tani besoj se nuk do të mund ta bëjnë më këtë dhe ndoshta do të jenë rusët ata që do t’i armatosin,” pohon Volodymyr Zelensky në një intervistë gati 50-minutëshe dhënë Corriere della serës në zyrën e tij. Por ndërsa goditjen në vetvete të regjimit të ajatollahëve e sheh si hap të drejtë, nga ana tjetër konsideron se për Ukrainën, ajo mund të mos jetë një lajm i mirë. “Ne tani mund të hasim vështirësi në sigurimin e raketave dhe armëve për mbrojtjen e qiellit tonë. Amerikanët dhe aleatët e tyre në Lindjen e Mesme mund të kenë nevojë për mbrojtjen e tyre, për shembull për raketat kundërajrore Patriot. Ne përdorim programin Purl për të blerë armë amerikane me fonde evropiane: ndoshta amerikanëve do t’u duhen vetë, si vitin e kaluar”, shprehet ai, duke iu referuar luftës 12 ditore të qershorit 2025. “Asokohe Izraeli u përball me sulme nga Irani dhe dërgesat e raketave për ne u ngadalësuan. Kjo gjë aktualisht ende nuk ka ndodhur, por unë kam frikë se mund të përsëritet”, vazhdon Zelensky. Ai shtoi më tej se Vladimir Putini e humbi mundësinë e një ifensive dimërore. “Ai sulmoi centralet elektrike në kulmin e të ftohtit, donte të na përçante, u përpoq ta hidhte popullsinë civile kundër ushtrisë për ta detyruar të ndalonte luftimet. Por dështoi: me ardhjen e motit të ngrohtë ringjallen shpresat. Tani rusët mund të provojnë me ofensivën e pranverës, por besoj se do të humbasin sërish,” theksoi presidenti ukrainas. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Russia#Ukraine#TopChannelNews