У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Izrael ka autorizuar personelin jo thelbësor që të largohet sa më parë nga vendi, në mesin e përshkallëzimit të tensioneve me Iranin, kur nuk përjashtohet edhe mundësia e një sulmi të SHBA-së ndaj Republikës Islamike. Njoftimin, ambasada e bëri në faqen e saj zyrtare, ku nënvizohej se Departamenti i Shtetit kishte autorizuar pjesëtarët e stafit në fjalë dhe anëtarët e familjeve të tyre që të largohen “për shkak të rreziqeve të sigurisë.” “Këta persona mund të duan të marrin parasysh largimin nga Izraeli përsa kohë fluturimet civile janë ende të disponueshme,” thuhej në njoftimin. Ky i fundit vjen pikërisht në kohën kur grupi i sulmit të aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford pritet të mbërrijë në veri të Izraelit si pjesë e përqendrimit të forcave amerikane në Lindjen e Mesme, përpara një offensive të mundshme ndaj regjimit të ajatollahëve. Ushtria amerikane ka grumbulluar trupa e sisteme armësh në Lindjen e Mesme teksa vazhdojnë negociatat diplomatike midis SHBA-së dhe Iranit. Dërgimi i anijeve dhe avionë luftarakë në ujërat përreth, si dhe në bazat amerikane në rajon, ka shtuar presionin mbi Teheranin që duket se e dëshiron një zgjidhje të ngërcit në rrugë diplomatike dhe shmangien e një konfrontimi të hapur ushtarak, edhe pse krerët e regjimit deklarojnë se janë të gatshëm edhe për luftë. Planifikuesit ushtarakë i kanë thënë Presidentit Donald Trump se së shpejti do të jenë gati për të nisur një sulm, raportoi CNN të mërkurën. Megjithatë, burimet thanë se Trump ende nuk ka treguar një preferencë të qartë nëse do t’i japë më shumë kohë bisedimeve diplomatike, që përfshinin një takim në Gjenevë apo të ndjekë veprime ushtarake, ose madje se çfarë lloj aksioni ushtarak mund të jetë i dëshirueshëm. Planet e mundshme të sulmit të prezantuara në Shtëpinë e Bardhë shkojnë nga sulme të shpejta deri te operacione më të thelluara, qe shenjestrojne lidershipin e regjimit Iranian. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews