У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - I jepet lamtumira aktorit Fitim Makashi, miq dhe artistë shprehin vlerësime или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Bota e artit, dashamirës dhe familjarë përcollën për në banesën e fundit artistin e mirënjohur Fitim Makashi. Makashi nuk ishte thjesht një aktor; ai ishte një pedagog i dashur dhe një personalitet që gdhendi karaktere të paharrueshme në memorien kolektive. Arti shqiptar i dha lamtumirën e fundit aktorit të mirënjohur Fitim Makashi. Në ambientet e Art Turbinës, familjarë, kolegë dhe personalitete të artit kryen homazhe në nderim të figurës që la gjurmë të pashlyeshme në kinematografi dhe teatër. Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër dhe u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Në heshtje dhe me respekt që meriton një emër i madh i skenës, miq dhe bashkëpunëtorë u përkulën para arkivolit të Fitim Makashit. Ambientet e Art Turbinës u kthyen në vendtakimin e fundit me aktorin që për shumë vite u dha jetë dhjetëra karaktereve që sot janë pjesë e artit tonë kombëtar. I biri, kantautori i njohur Redon Makashi, foli jo vetëm për babain artist, por edhe për njeriun e urtë. Karriera e Fitim Makashit nisi në vitin 1967, në filmin "Dueli i Heshtur". Më pas, rruga e tij do të kalonte mes auditoreve të Universitetit të Arteve si pedagog dhe skenës së Teatrit Kombëtar, ku interpretoi për 12 vite me radhë. Emri i tij lidhet ngushtë me filma ikonikë si "Prita", "Ilegalët", "Gjurmë në kaltërsi" dhe "Shpella e piratëve". Por do të ishte roli i tij në filmin "Vdekja e kalit" në vitin 1992 ai që do të vuloste statusin e tij si një mjeshtër i karaktereve të vështira. Fitim Makashi u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës, duke lënë pas një trashëgimi të pasur filmike dhe mirënjohjen e brezave. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan