У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Shuhen shpresat për bisedime Iran–SHBA или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Është tepër vonë për t’u ulur në bisedime me Teheranin”, kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në platformën X, ndërsa konfirmoi shkatërrimin e plotë të kapaciteteve ushtarake të Iranit. Operacioni i përbashkët ushtarak mes SHBA-ve dhe Izraelit, që goditi drejtpërsëdrejti regjimin iranian, ka lënë pas shpërthime masive dhe pasiguri për vazhdimësinë. Në këtë klimë tensioni, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi forcën ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit, por bëri me dije se Evropa nuk do të përfshihet. "NATO nuk është e përfshirë në këtë operacion, por ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë. Regjimi i Khameneit ishte përgjegjës për vdekjen e mijëra njerëzve që protestuan për liri. Bota është më e sigurt me të ikur dhe me asgjësimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit. Ky operacion po duartrokitet nga shumë aleatë". Ndonëse NATO zyrtarisht nuk është pjesë e fushatës, Rutte konfirmoi se aleatët po ofrojnë mbështetje logjistike dhe qasje në baza ushtarake për forcat amerikano-izraelite. Por disa vende janë shprehur kritike ndaj këtij sulmi dhe nuk kanë pranuar të ofrojnë ndihmë, siç është Spanja. Madridi ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk po përdorin dhe nuk do të përdorin bazat për operacione kundër Iranit. Britania fillimisht refuzoi të lejonte përdorimin e bazave të saj për sulme ndaj Iranit, por u tërhoq më pas nga ky vendim. Ndërkohë, Franca dhe Gjermania janë të gatshme të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Udhëheqësit e tre vendeve u shprehën të tronditur nga sulmet e pakontrolluara të SHBA-ve dhe Izraelit. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan