У нас вы можете посмотреть бесплатно Ministrja Kodheli dhe gjeneral Bazo inspektojnë Bazën Ushtarake Ajrore Kuçovë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, kanë zhvilluar paraditen e sotme një inspektim në Bazën Ushtarake Ajrore të Kuçovës. Gjatë këtij inspektimi drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm shoqëroheshin nga dhe komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force. Ministrja Kodheli dhe gjeneral Bazo janë pritur nga komandanti i Bazës Ajrore në Kuçovë, nënkolonel Tomor Dyrmo, i cili informoi mbi gjendjen aktuale të kësaj baze, si dhe me problematikat që ka aktualisht në këtë njësi ushtarake të Forcës Ajrore. Ministrja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo inspektuan nga afër mjediset e bazës, si dhe takuan punonjësit ushtarakë dhe civilë të saj. Ministria Kodheli shprehu vullnetin dhe vendosmërinë e plotë për t'i rikthyer ndriçimin e dikurshëm kësaj baze. Ajo kërkoi të merren të gjitha masat e nevojshme me qëllim tërheqjen e projekteve konkrete për këtë zonë, të cilat të kontribuojnë jo vetëm në favor të Forcave të Armatosura, por edhe për gjithë komunitetin.