У нас вы можете посмотреть бесплатно Të mbrojmë trashëgiminë e gjuhës Shqipe, mesazhi i Presidentit Bajram Begaj në Ditën e Mësuesit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në ditën e Mësuesit, në Pallati i Brigadave, Presidente Bajram Begaj organizoi një pritje për mësues në pension nga e gjithë Shqipëria, si edhe për arsimtarë nga Kosova, Mali i Zi dhe diaspora. Kreu I shtetit theksoi rëndësinë e ruajtjes, mbrojtjes dhe trashëgimisë së gjuhës shqipe, duke e cilësuar si një mision kombëtar. Ai vlerësoi rolin e mësuesve, brenda dhe jashtë vendit, si garantë të identitetit dhe lidhjes shpirtërore të brezave me kombin. Presidenti Bajram Begaj theksoi se arsimi sot përballet me sfida të reja në epokën e teknologjisë, ku mësuesit duhet të gjejnë mënyra për t’u përshtatur me ndryshimet digjitale, pa humbur rolin e tyre thelbësor si edukatorë dhe udhëheqës të brezave të rinj. Presidenti Begaj u shpreh se respekti dhe vlerësimi për mësuesit nuk është vetëm mirënjohje për punën e tyre, por edhe një investim në të ardhmen e shoqërisë, ndërsa mbrojtja e gjuhës shqipe është një detyrë kombëtare që lidhet ngushtë me identitetin dhe trashëgiminë e popullit. Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #lajme #RTSH #news