У нас вы можете посмотреть бесплатно Dan Hutra tenton arratisjen nga burgu i Fierit, bashkëpunoi me 3 të paraburgosur или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, mësohet se autori i disa vrasjeve Dan Hutra ka tentuar arratisjen nga qelia në Fier. Bëhet me dije se plani për arratisjen nga burgu ishte marrë në bashkëpunim me 3 të paraburgosur të tjerë, përkatësisht Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi. Bazuar në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, mësohet se të burgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara, ndërsa në dhomën e Dan Hutrës u gjendën një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjetë të tjera presëse. Kujtojmë se Hutra u arrestua më 1 mars të vitit të kaluar, pasi kreu masakrën e trefishtë në kryeqytet. Ai ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në zona të ndryshme të Tiranës. 40-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Përpara masakrës së 1 marsit, ku mes viktimave ishte dhe ish bashkëjetuesja e tij, ai ishte dënuar për një ngjarje të vitit 2007. Konkretisht të vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Kukësit. Për të gjitha këto ngjarje vetë Hutra nuk ka shfaqur pendesë, madje ka deklaruar se i ka bërë me vetëdije. Ndërsa 3 bashkëpunëtorët e tij në tentativën për arratisje këtë të Enjte, akuzohen për vjedhje. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan