У нас вы можете посмотреть бесплатно Qeveria miraton programin fiskal 2012–2014: Pa rritje taksash me uljen e papunësisë-(1 Shkurt 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste se me modele marksiste taksimi, kërkon të rrënojë biznesin. Këtë deklarim z. Berisha e bëri pasi njoftoi miratimin në qeveri të programit fiskal, program që shtrihet në 2 vitet e mandatit të ri qeverisës ndaj he kryeministri ftoi ta votojnë atë në 2013, për shkak se bazohet në një rritje të re të pagave dhe të pensioneve, rritje të të ardhurave dhe ulje të papunësisë. Sali Berisha: “Qytetarët shqiptar do kenë shansin e madh të votojnë për këtë program. Unë dua të informoj shqiptarët në një të dhënë. Ky sulmi që bënë shoku Rama. Tani kur del me platformë marksiste s’mund t’i thuash zoti se ofendohet. Shoku Rama, me taksën marksiste tek fidelët e tij është i tërë i motivuar nga ndjenja personale, inate personale dhe ata vizma të klithmës së të parëve. Sepse çfarë fakton statistika. Në Shqipëri 40% e vendeve të punës janë të krijuara nga 1% e bizneseve dhe hajde o burra tani t’ju biem me topin marksist këtyre që të shkatërrojmë me qindra dhe mijëra vende pune. Kurrë nuk do të ndodhë, ne në këtë program të dy viteve të para të mandatit që vjen, jo që nuk parashikojmë rritje të taksave, por parashikojmë rritje të rrogave jo që nuk parashikojmë rritje të taksave, por parashikojmë rritje të pensioneve. Jo që nuk parashikojmë rritje të taksave, por parashikojmë rritje të ndihmës ekonomike. Dy gjëra do të shoqërojnë këtë program, rritja e të ardhurave dhe ulja e papunësisë.” Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri kërkoi një ridimensionim të programit Brain Gain, i cili synon të rikthejë në Shqipëri, akademikë e intelektualë. Që prej fillimit të tij në vitin 2006, në bashkëpunim me zyrën e Kombeve të Bashkuara PNUD, programi ka shënuar sukses. Deri tani kanë përfituar 140 persona të cilët kanë studiuar në shkollat më të mira jashtë vendit. Sali Berisha: “Mendoj se ministria e Arsimit duhet të ndërmarrë së pari një dialog me universitetet publike dhe private dhe të arrijë në një marrëveshje me to për një nxitje, fuqizim të ri të këtij programi. Po kjo për administratën është e domosdoshme të zgjerojmë pozicionin që mund tu ofrohen këtij kontingjenti. Këshilltarët e zyrtarëve të lartë duhet të përfshihen në programin e Brain Gain, të ministrave, këshilltarë të drejtuesve të agjencive kryesore të vendit. Të enteve kryesore rregullatore për zbritjen e tyre të butë në Shqipëri janë të domosdoshme, angazhimin e tyre online ose part time kur ata nuk mund të vijnë.” Qeveria miratoi dy ligje të reja në fushën e hidrokarbureve, të cilat kompletojnë procesin e privatizimit të Albpetrolit. Kryeministri garantoi se qeveria mbetet e vendosur që menaxhimin e ekonomisë t’ia besojë sektorit privat si garanci për më shumë eficencë./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/