У нас вы можете посмотреть бесплатно Sa paguhen GJYQTARËT? Avokati e zbulon, debate në studio: Rama doli bllof... - Quo Vadis или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Gjyqtarët vs qeveri, në mes paratë”! Kjo është tema e kësaj të enjte në emsionin QUO VADIS në Vizion Plus. I ftuar avokati Leonard Karaj tha se kërkesa e gjyqtarëve për rritjen e pagave do ishte shumë normale, po mos të ishte futur Rama. Ai shtoi se nëse kryeministri do të kishte fokusin tek interesat e qytetarëve, do të kishte ndërhyrë në mënyrë më të thjeshtë për të lehtësuar gjyqtarët dhe për të përmirësuar raportin e stokut të dosjeve. Ndërkohë avokati Gentian Rumano theksoi se gjyqtarët kanë të drejtë të kërkojnë të drejtat e tyre, duke përdorur rrugët institucionale dhe pa qëllim keq. Ai shtoi se nuk duhet të dramatizohet situata dhe se kryeministri Rama do të ndajë opinionin e tij me qytetarët për këtë çështje. Pjesë nga biseda: Karaj: Kërkesa do ishte shumë normale, po mos të ishte futur Rama. Fakti që u fut Rama është hall i Ramës, jo i shqiptarëve. Nëse kryeministri do kishte hallin e shqiptarëve, do kishte bërë një gjë shumë të thjeshtë, të shihnte se si do ndryshonte raporti i stokut të dosjeve në një kohë më të shkurtër. Pra 310 gjyqtarë që kemi, pa dosje të tjera, i bie të rrijnë 4 vite. Nuk kemi gjyqtarë, por pse nuk shtoni këshilltar ligjor. Shto në një kohë të caktuar, 2 vjet, 3 vjet, shtoji këshilltarët. Në Itali një gjyqtar ka vetëm 200 dosje në vit, në Shqipëri një gjyqtar ka 1 mijë dosje. Të gjithë duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Rumano: Gjyqtarët kanë të drejtë ta kërkojnë rritjen e pagave. Është një çështje që nuk është me qëllim, dasha keq. Kanë zgjedhur rrugën institucionale. Nga ana tjetër s’duhet ta bëjmë as kaq tragjike. Rama do ta ndajë me qytetarët këtë, jep opinionin e tij. Kola: A quhet presion? Rumano: Jo Borakaj: Sa lekë merr një gjyqtar? Karaj: 2 milion deri në 7 milion. Jemi më keq se Kosova. Një “talk show” i vendosur në një orar “prime time”, çdo të martë dhe të enjte ora 21:00 që në thelb nuk synon ti shtohet numrit të madh të emisoneve të aktualitetit politik, më tepër sesa ka si objektiv të sjell një trend të ri të komunikimit publik në studiot televizive. Formati “face to face” synon të përcjell mesazhe të drejtëpërdrejta dhe lehtësisht të perceptueshme nga publiku. #quovadis #vizionplustv #pranveraborakaj