У нас вы можете посмотреть бесплатно Ja çfarë FSHIHET pas 'sherrit' të Ramës me gjyqtarët, gazetarja zbulon prapaskenat - Quo Vadis или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe gjyqësorit, pas kërkesës së këtyre të fundit për rritjen e pagave, ishte tema e diskutimit këtë të enjte në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus. Gazetarja Denada Kola tha se është një debat i shtirur nga kryeministri, i cili ka zgjedhur ta sjellë tani në vëmendje. Sipas saj, gjyqtarët nuk kërkojnë rritje page, por indeksim, duke marrë si pikë referimi këshilltarin e Këshillit të Ministrave dhe jo Presidentin e Republikës. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e shikon përplasjen mes qeverisë dhe gjyqësorit? Kola: Duke marrë parasysh që çështja e kërkesave që ka gjyqësori, dhe jo domosdoshmërisht rritja e pagave, ka ndodhur që prej marsit të vitit të kaluar. Rama ka zgjedhur pikërisht këtë muaj, në një skenë të polarizuar politike. Kërkesa e gjyqësorit nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me rritjen e pagave, por me domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit 3323, i cili ka të bëjë me mënyrën se si indeksohen pagat e tyre. Paga e Presidentit është më e larta në Shqipëri dhe e pandryshueshme ndër vite. Ata kërkojnë që si pikë referimi të kenë këshilltarin e Këshillit të Ministrave. Nëse gjyqtarët i janë referuar GJKKO-së, edhe Rama duhet të dilte dhe të thoshte që kjo nuk është e drejtë. Ne presim që GJKKO të shprehet edhe për këtë vendim. Duket se është një strategji e qartë propagande e Ramës, sepse po t’i mbledhësh rritjet e pagave për të gjithë gjyqtarët, nuk janë më shumë se 3 kilometra rrugë që po ndërtohen sot. Një “talk show” i vendosur në një orar “prime time”, çdo të martë dhe të enjte ora 21:00 që në thelb nuk synon ti shtohet numrit të madh të emisoneve të aktualitetit politik, më tepër sesa ka si objektiv të sjell një trend të ri të komunikimit publik në studiot televizive. Formati “face to face” synon të përcjell mesazhe të drejtëpërdrejta dhe lehtësisht të perceptueshme nga publiku. #quovadis #vizionplustv #pranveraborakaj