У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Mish viçi me presh dhe limon nga Znj. Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 500 gr tul viçi Vaj ulliri 3-4 presh 1 qepë e thatë 4-5 qepë të njoma 1 fç me rrënjë selino 1 grusht gjethe selino Majdanoz Kripë dhe piper i zi 1 l lëng perimesh Për të rregulluar salcën 2 vezë Lëngu i 1 limoni e gjysmë 1 lgj niseshte Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin të grirë në kubikë të mëdhenj deri sa mishi të marrë ngjyrë. Largojmë mishin dhe në po atë yndyrë shtojmë qepën të prerë në kubikë, preshët e prera në gjatësi 1,5 cm, qepët e njoma dhe i përziejmë deri sa dhe këto përbërës të zverdhen pak. Vendosim copat e mishit në tenxhere, kripë, piper të zi dhe shtojmë lëngun e perimeve, gjethet e selinosë, majdanoz, rrënjën e selinosë. Vendosim kapakun dhe lëmë përbërësit të gatuhen për 50-60 minuta në temperaturë mesatare. Pasi të kalojë kjo kohë përziejmë 2 vezë, shtojmë lëngun e 1 limoni e gjysmë, e përziejmë me vezën, tresim në të 1 lugë gjelle niseshte dhe shtojmë pak lëng nga tenxherja. Përziejmë vezët me preshët dhe ulim temperaturën në minimum për 3-4 minuta e më pas gati për ta shërbyer. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu