У нас вы можете посмотреть бесплатно Si mafia shqiptare pushtoi tregun e kokainës në Britani? / Cartel, në Top News или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Mafia shqiptare ia ka dalë mbanë të zërë një vend të rëndësishëm në panoramën kriminale në britaninë e madhe, për sa i takon furnizimit me kokainë të grupeve të tjera kriminale në vend... Për më shumë se 15 vite, ata kanë mësuar nga ‘më të mirët’, duke evoluar nga trafikantë të thjeshtë në furnizues të drogës dhe duke shmangur dhunën kanë krijuar një rrjet të fortë aleancash. Kjo është mënyra se si veprojnë organizatat kriminale shqiptare, që sipas agjencisë kombëtare të krimit, agjencisë së sigurisë kombëtare të britanisë së madhe, menaxhojnë një pjesë të madhe të tregut të kokainës në vend, për një total prej rreth gjashtë miliardë paundësh, sipas ministrisë së brendshme britanike. Sipas Agjencisë kombëtare të krimit, grupet kriminale shqiptare, po ashtu, kanë krijuar të ashtuquajturat ‘county lines’; rrjete kapilare të përdorura për të zhvendosur drogën nëpër mbretërinë e bashkuar, duke e kaluar atë nga qytetet e mëdha në provincat bregdetare dhe ato më të thella në ishull. Këto trajektore komerciale nuk përdoren vetëm nga grupet kriminale shqiptare, por edhe nga ato lokale dhe të huaja... Vetëm në tetor të 2021, policia britanike kreu një seri operacionesh që cuan në arrestimin e 1468 personave në vend, duke konfiskuar drogë dhe para kesh, në një vlerë prej më shumë se 2 milionë paundësh. Oficerët e policisë konfiskuan edhe një arsenal prej 49 armësh zjarri. Sipas të dhënave qeveritare, krimi i organizuar i kushton rreth 37 miliardë paundë, cdo vit, ekonomisë kombëtare të britanisë së madhe. Sidoqoftë, kjo shifër paraqet vetëm një imazh të pjesshëm të fenomenit pasi nuk merr në konsideratë paratë që pastrohen dhe më pas hidhen në ekonominë e ligjshme përmes shitjes së një serie mallrash. Por si mundi mafia shqiptare të zinte nëj vend kaq të dukshëm në panoramën kriminale të britanisë së madhe? Historia e ngritjes së saj mund të gjurmohet që në vitet 1990 dhe është madje e lidhur edhe me luftën në kosovë. Në atë kohë, sipas mediave britanike, me qindra e mijëra kosovarë u larguan nga vendi dhe kërkuan strehim në vendet fqinje; një pjesë e madhe u zhvendosën në shqipëri. Sidoqoftë, sipas hetuesve britanikë, gjatë atyre viteve, shumë nga refugjatët që mbërritën në britani duke kërkuar azil, ishin në të vërtetë shtetas të shqipërisë që paraqiteshin si kosovarë, me qëllim që të merrnin një trajtim preferencial. "Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt." Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës. Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite. Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës. Cartel Çdo të dielë Ora 21:00 Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Cartel #TopChannel #TopNews