У нас вы можете посмотреть бесплатно Konferenca e Teknologjisë në Arsim, Berisha premton internet në çdo klasë - (3 Prill 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2012 Qeveria beson se beteja për një arsimim të mirë është rruga për një të ardhme të sigurt të çdo kombi. Ndaj dhe për të shënuar progres në këtë drejtim, Shqipëria digjitale u përcaktua si një nga 2 objektivat madhore, që në këtë vit të 100 vjetorit të pavarësisë do të shënojë zhvillime të reja. Sali Berisha: “Ky vit është vendimtar në përpjekjen tonë për Shqipërinë digjitale. Këtë vit ne do të bëjmë gjithçka që të garantojmë internet me bandë super të gjerë, falas ose me çmimet më të lira që ekzistojnë. Ne jemi një komb me një përqindje të lartë të rinjsh dhe ky përbën një avantazh të jashtëzakonshëm. Nga Shqipëria digjitale ne duhet të kalojmë tek E- Qytetari. Këtë vit ne do shënojmë një hap të madh, internet në çdo klasë.” Në konferencën lidhur me integrimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në arsim, kryeministri Sali Berisha shpalli objektiva të reja që lidhen me këtë fushë. Kjo synon ndër të tjera një ridimensionim të qëndrimit ndaj aftësive programuese të nxënësve. Sali Berisha: “Qëllimi është të ndezim një garë të fuqishme në të gjithë sistemin tonë arsimor në këtë fushë në mënyrë që Shqipëria të shndërrohet dora dorës në një superfuqi të vogël rajonale të softeve dhe të produkteve të kësaj fushe. Zoti ministër kjo kërkon, Shqipëria të shtrijë lëndën e programimit në afatet më të hershme që ekziston me ndonjë vend. Kjo kërkon që ne të përcaktojmë një seri stimujsh konkret për të shpërblyer programet dhe softet e nxënësve dhe studentëve tanë. Kërkon që të bëjmë gjithçka për të krijuar kushte për sipërmarrjen e inovacionit.” Kryeministri tha se rritja e cilësisë në arsim mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim një ndihmë të madhe jep dhe teknologjia e informacionit. Përfaqësuesja e Bankës Botërore vlerësoi fokusimin e qeverisë shqiptare tek teknologjia, si një ndërmarrje e domosdoshme që garanton zhvillim./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/