У нас вы можете посмотреть бесплатно Uniko - "ÇOPJA vs ALIBEJ" Një armiqësi që s`ka të ndalur, zbulohet si nisi historia (11 nentor 2024) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#franccopja #uniko #unikongaspartakkoka #hajdarcopja #erjonalibej #talocela #mikaelkamami #endritalibej #elbasan Nuk jemi në Palermon e viteve ‘80-’90, as në Chicagon e viteve ‘30, jemi në Shqipëri, në Elbasan. Nuk do flasim për emra të mëdhenj të krimit ndërkombëtar, por për qytetarë që nijhen në Elbasan dhe në Peqin. Por vëmendje! Kjo nuk është nga ato historitë e përplasjeve banale në lagjet e qytetit. Kjo është një histori e cila është e bazuar në vrasje, në drogë dhe para, është një histori e bazuar në pabesi, hakmarrje dhe të penduar. Kjo histori fsheh brenda shumë gjëra që ne nuk dimë, ndoshta as policia që po numëron viktimat. Ka shumë mister që vetëm dy palët i dinë mes tyre, dhe si çdo histori e tillë, ngjall frikë dhe pasiguri se çfarë pritet të ndodhë më shumë. Me këto fjali e nisëm emisionin me 21 shtator të vitit 2020 kur po flisnim dhe raportonim për një seri ngjarjes më shumë se 8 viktima që po ndodhnin në qytetin e Shqipërisë së Mesme Elbasan. Por këto vrasje numri i të cilave u rrit deri në vitin 2024 duke e cuar totalin në më shumë se 17 viktima, SPAK thotë sot se ka arritur të zbardh të gjithë dinamikën e konfliktit, kur nisi, si nisi dhe përse kjo përplasje nuk ndaloi, madje u bë më agresive dhe e pamëshirshme. Zbardhja e mekanizmit dhe autorëve të thuajse të gjitha vrasjeve të ndodhura, është sa ka nga puna e policisë, sa nga vullneti i disa prej personazheve të përfshirë në konflikt për tu bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe sa nga bisedat e transkriptuara të zhvilluara mes anëtarëve dhe pjestarëve të 2 organizatave kriminale të Elbasanit në SKYECC. Le të hyjmë në temë më konkretisht për të raportuar në një ciklël emisionesh ato që SPAK shprehet se ka zbardhur për këto ngjarje dhe për të përcjellë, se çfarë ka ndodhur dhe me hetimin policor, për këto ngjarje dhe për këtë përplasje nën lupën ligjore. Elbasani në atë periudhë 2018-2024 dhe vecanërisht dekadën e fundit është i ekspozuar nga hakmarrja dhe larja e hesapeve mes grupimeve kriminale. Madje në 6 vitet e fundit është objekt i dy grupeve të konsoliduara rishtazi që kishin patur më herët aktivitiet në Itali dhe që u fuqizuan kaq shumë sa pazaret e prishura për tregun e kokainës në Hollandë, Belgjikë dhe Angli i përcollën në qytetin e Elbasanit. Duke e kthyer këtë qytet në një arenë të përgjakshme viktimash, ku policia dhe prokuroria të kirjohej përshtypja se ishin një department statistikash, të paafta për të parandaluar humbjen e jetëve të tjera. Ajo që dihej deri në shtatorin e vitit 2020 të cilën e kemi shprehur dhe publikisht ishte se dy grupe dhe familje të njohura në qytetin e Elbasanit, por të padëgjuar më parë në strukturën e tyre organizative të punëve jashtë vendit, dikur të njohur dhe shumë të afërt, prej 2018 vitesh po zhvillonin aksione të përgjakshme ndaj njëri tjetrit. Arsyet që përfliteshin ishin ato të humbjes së një ngarkese narkotike në shtetin e Hollandës. Pra konfliktet në vendet e BE po përplasin përgjakshëm dy grupet në aksin Elbasan-Peqin. Askush nuk po shpëtonte që nga krerët e konfliktit deri tek ata që si të jashtëm kundrej pagesës kanë ndihmuar në vrasjet mafioze të ndodhura gjatë viteve 2018-2020. Por vrasjet jo vetëm që nuk ndaluan por u përshkallëzuan duke ngjallur një klimë terrori të cilët nuk po e frenonte askush. Pavarësisht se jehona e këtyre ngjarjeve u ndërkombëtarizua.Pasi zinxhiri i vrasjeve u transferua përkohësisht dhe në kryeqytetin e Bashkimit Europian, Bruksel. Në Shqipëri si klasa politike dhe institucionet përgjegjëse ligjzbatuese ishin futur në një gjendje anestezie të pashpjegueshme, ku reagimi ishte ose sporadik, ose i njëanshëm, derisa, nga fillimi i vitit 2021, pati një zgjim dhe vullnet për të hetuar.Reagim i cili ishte i pamjaftueshëm për të shkuar në rrënjën e plagës tashmë të gangrenizuar. Ne mbyllje te emisionit të 21 shtatorit 2021 deklarova se pa pa u zbardhur dhe pa rënë në pranga autorët e masakrës së 3 fishtë të bradasheshit, pa u zbardhur dinamika e këtij konflikti drejtësia mund të konsiderohet e pa vënë në vend dhe palët pa patur drejtësi do të vijojnë të hakmerren mes tyre. Në atë kohë thamë që në këtë histori shteti nuk kishte folur për disa nga protagonistët kryesor e këtij konflikti që qëndronin në hije, nuk u dilte emri zyrtarisht as nga hetimet policore,as nga shkresat eprokurorise, por që ishin portagonistë kryesore dhe determinant në atë që po ndodhte në Elbasan gjatë atyre viteve. Tashmë ata në hije por që lëviznin një nga dy fijet kryesore të përplasjes, SPAK thotë se i ka nxjerrë në dritë, emrat dhe rolet e tyre . Ndiqni dokumentarin e pergatitur