У нас вы можете посмотреть бесплатно Uniko - Dikur të gjithë ishin shokë, "fuqia shkatërruese" që paralajmëron ngjarja e Shkodrës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#fluturbasha #shkoder #uniko #hamzalici #arlindbushati #bashkimbasha Uniko - Emisioni i plotë 4 nëntor 2024 Autorët e ngjarjes dyshohet të kenë qenë 3 persona që kishin informacion të saktë për lëvizjet e shenjestrave të tyre. Bilanci i ngjarjes është tragjik, 4 të vdekur mes tyre dhe dy qytetarë jashtë objektivit të atentatorëve. I vdekur sipasojë e plagëve me armë zjarri ka mbetur Hamza Lici 23 vjeç, Arlind Bushati 32 vjeç. E vdekur sipasojë e përplasjes nga makina Benz ka mbetur Flutur Basha 56 vjeç dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha 67 vjeç i cili ndërroi jetë mëngjesin e datës 3 nëntor 2024. Policia e Shkodrës në një njoftim të dytë për ngjarjen njoftoi se ishte gjetur makina e autorëve e djegur dhe se në automjetin e viktimave ishin gjetur tri pistoleta. Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se: Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta). Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike. Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në informacionin shtesë të policisë. Për ngjarjen në Shkodër mbërritën menjëherë 2 grupe të RENEA- që ndihmonin grupet e FNSH Shkodër për kontrolle të shumta në zonën e Bajrave dhe në disa zona të tjera në periferi ku dyshohej se ishin larguar atentatorët. Ajo që shkaktoi zhurmë dy ditë pas ngjarjes ishin pamjet amatore të filmuara nga një qytetar pak sekonda pas ngjarjes ku duken trupat e viktimave të shtrirë dhe një person shtatlartë dhe me fizionomi të ngjashme me shumë të kërkuarin e drejtësisë Ibrahim Lici. Viktima e parë Hamza Lici 23 vjeç është djali i tretë më i vogli i Mustafa Licit ish anëtarë i këshillit bashkiak , kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”.dhe vëllai i Ibrahim Lici. Ibrahim Lici aktualisht 31 vjeç është i shpallur në kërkim nga policia e shtetit si dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës ngjarjen e ndodhur me 16 maj 2021. Akuzë të cilën Lici e ka mohuar se ka qenë i përfshirë në ngjarje , madje babai i tij fill pas shpalljes në kërkim të të birit akuzoi policinë dhe prokurorinë për komplot për të goditur familjen e tij dhe për të mbrojtur fisin Bajri dhe Astmer Bilalin që sipas tij ishin pas vrasjes së Endri Mustafës dhe intrigës që ishte bërë me shtet ndaj të birit. Viktima e dytë Arlind Bushati 32 vjeç babai i dy fëmijëve është djali i kandidatit për deputet dhe kryetar bashkie në qytetin e Shkodrës, Xhemal Bushatit. Arlind Bushati denoncoi në polici se mbrëmjen e 10 tetor të këtij viti në zonën e pedonales 2 persona me motor tentuan ta vrisnin por pistoleta autorëve iu blokua dhe nuk arritën të qëllonin. Mjeti “Range Rover Sport” i përdorur në “masakrën me 4 viktima, konfirmohet nga nga grupi hetimor se është vjedhur në Durrës. Pronarët e mjetit me targë AB445MC e kanë denoncuar të vjedhur mjetin me datën 17 prill 2024. Mjeti Range Rover Sport rezulton se është vjedhur në orën 4 të mëngjesit, në rrugën “Neki Libohova” në Lagjen 2 Durrës. Dyshimet janë se ndihmësit e qitësve ti kenë monitoruar lëvizjet e benzit ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati me kamera me rezolucion të lartë në distancë që nga lagjia Kiras deri në vendin e ngjarjes. Të dielën e 2 nëntorit në media u raportua se janë shpallur në kërkim policor për ngjarjen për tu pyetur në cilësinë e personit që mund të kenë të dhënave të vlefshme për hetimin dhe shtetasit Izmir Sakica e Samuel Troshani.Por sipas raportimeve asnjëri prej tyre nuk është gjetur. Të dy këta persona janë të shpallur më herët në kërkim sit ë dyshuar ë përfshirë në ngjarjen 23 gushtit 2024 ku ne Bushat të Shkodrës, dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi. Familjet Bajri dhe Lici duke përfshirë dhe Astmer Bilalin më herët kanë patur një miqësi dhe shoqëri të ngushtë me njëri – tjetrin. Pavarësisht se gjatë këtyre viteve është raportuar konflikti i ashpër mes tyre që evidentohet se ka nisur me ngjarje në fillim të vitit 2018 ende nuk është e sqaruar prej palëve se përse u prish miqësia , çfarë ndodhi dhe përse nisi një betejë e përgjakshme mes tyre që duket se ska fund. Saga e përplasjeve të grupeve në qytetin e Shkodrës po bëhet më e përgjakshme dhe spo kursen as qytetarët e thjeshtë të këtij qyteti. Pas kësaj ngjarje heshtja dhe frika tek qytetarët është e madhe. Opozita e djathtë thirri një protestë 3 ditë pas ngjarjes.U vu re dhe pjesmarrja e protestuesve nga Tirana dhe Jugu i vendit.