У нас вы можете посмотреть бесплатно Hormoni dhe neurotransmetuesi që krijojnë pagjumësi. или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pas ushqimit, gjumi është kushti i dytë jetësor për të pasur një shëndet të mirë. Janë shumë hormone, organe, shqisa dhe element që ndihmojnë për një gjumë të mirë. Nëse këto ekuilibra prishen, do kemi shëndet të rrezikuar. Pagjumësia ka disa dhjetra arsye të ndryshme që lidhen me ushqimet, pijet, stresi, puna, familja, mosha, zhurmat, dritat, mediat televizive dhe sociale, sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, etj. Por kjo video do shpjegoj dy arsyet kryesore nga të cilat lidhen gjithë të tjerat. Melatonina ndjen errësirën dhe na ndihmon të biem në gjumë shpejt. Sasia e këtij hormoni do ndyshoj sipas ciklit të ditë-natës dhe ndjek saktësisht rrotullimin e tokës rreth vetes dhe rreth diellit. Melatonina është hormoni kryesor që cakton ritmin biologjik të jetës sonë. Ushqimi me karbohidrate rrit sheqerin në gjak, kjo sjellë rritje të insulinës dhe kjo nxit Sistemin nervor simpatetik dhe hormonin e stresit, quhet Kortizol, që na mban të zgjuar dhe në gatishmëri për rrezikun që s'ekziston. Në mënyrë që të kemi një gjumë të shpejtë dhe të rregullt përditë, ne duhet të kujdesemi që të mos ndërhyjmë në ekuilibrat ndërmjet melatoninës, temperaturës sonë trupore, glukozës, insulinës dhe kortizolit. Glukoza apo karbohidratet e marra me ushqimin do nxisin këtë çrregullim të gjumit. Të gjitha hormonet në trupin tonë kërkojnë si lëndë të parë aminoacidet dhe proteinat nga ushqimi. Ushqimi shtazor i ka të 20-të aminoacidet që na duhen për gjithçka në jetë dhe madje me sasi të madhe. Proteinat bimore kanë shumë më pak proteina dhe jo të gjitha. Kafeina është një stimulues i sistemit nervor qendror me efekt pothuajse si dhe adrenalina. Në Shqipëri ka hyrë dikur para 150 viteve nga Otomanët duke zëvendësuar çajin e malit,i cili ka një sasi minimale të kafeinës si molekulë. Adenozina çlirohet dhe bllokon receptorët e dopaminës, duke dhënë efektin e kundërt të saj, pra me adenozinë ne do fillojmë të ndjejmë lodhjen e ditës dhe pastaj gjumë. Kur kafeina i zë vendin adenozinës ne do ndjehemi zgjuar. Cigarja vepron duke bllokuar një neurotransmetues tjetër të rëndësishëm, acetilkolinën, dhe pirja në vazhdimësi me vite e cigares do ulë prodhimin e acetilkolinës nga truri. Drogëra të ndryshme veprojnë po sipas këtij mekanizmi. Në pamundësi për të shmangur marrjen e ilaçeve, përpiquni të flisni me mjekun tuaj në mënyrë që marrja e çdo lloj medikamenti të jetë e përkohshme dhe jo më shumë se tri ditë rradhazi. Melatonina suplement jepet në doza nga 1-5 mg në varësi të rëndesës së pagjumësisë, peshës dhe moshës së pacientit. Melatonina, te personat nën moshën 30 vjeçare nuk rekomandohet. Marrja e të tre këtyre ilaçeve s'duhet të jetë për kohë të gjatë sepse do shkaktojnë ndryshime biokimike në trup. Të gjitha këto rekomandime janë provuar se veprojnë në përmirësimin e një gjumi të mirë në studime shumëvjeçare. Përpiquni të krijoni stilin tuaj të përfshirjes së sa më shumë prej këtyre këshillave.