У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ “ Është gjallë apo ka vdekur”? Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Shtetet e Bashkuara po e shkatërrojnë Iranin totalisht: Presidenti amerikan Donald Trump i përcolli një mesazh të fortë Republikës Islamike dhe botës, shoqëruar me një paralajmërim të frikshëm se është gati ta përshkallëzojë konfliktin. Duke sinjalizuar mbërrijen e një aksioni të fuqishëm, trump shkroi në Truth Social: “Shikoni se çfarë do t’u ndodhë këtyre të çmendurve sot.” Ne po e shkatërrojmë totalisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër. Irani nuk e ka më Marinën e tij, Forcat Ajrore nuk ekzistojnë më, raketat, dronët dhe çdo gjë tjetër po shkatërrohen, dhe udhëheqësit e tyre janë fshirë nga faqja e tokës. Mos harroni, ne kemi fuqi zjarri të pakrahasueshme, municion të pakufizuar dhe kohë të mjaftueshme. Pët 47 vjet, vazhdonte mesazhi i trumpit, ata kanë varë njerëz të pafajshëm në mbarë botën. Dhe tani unë, si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras. Çfarë nderi i madh është ta bëj këtë! Ndërkohë, në një intervistë për Fox Neës Radio, Trump u ndal edhe tek raportimet se lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mund të ketë vdekur, duke thënë se ai beson se ai është “ende gjallë, por në një formë të caktuar.” I biri i ajatallohaut te vrarë, Ali Khamenei, nuk është parë më në publik që kur mori detyrën, dhe një fjalim u lexua në emër të tij nga një prezantues lajmesh në televizionin shtetëror iranian të enjten. Lideri iranian nuk u shfaq vetë në ekran për të dhënë mesazhin personalisht, duke ushqyer kështu dyshimet se ai mund të jetë vërtet në koma ose të ketë humbur, sic thuhet, njërën këmbë pas sulmeve ajrore të SHBA-Israelit, që vranë babanë e tij, Ayatollah-un e mëparshëm të vendit, më 28 shkurt. Fjalimi i Mojtabës kishte një ton të theksuar anti-amerikan, ku premtohej se Irani do të hakmerret për “gjakun e martirëve të tij.” Një burim, i cili nuk dëshiron të identifikohet nga frika për jetën e tij, tha se lideri i ri suprem është nën kujdesin e Mohammad Reza Zafarghandi, Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Arsimit Mjekësor të Iranit dhe një nga kirurgët më të njohur të traumës në vend. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #MojtabaKhamenei#DonaldTrump#TopChannelNews