У нас вы можете посмотреть бесплатно Djali vuan prej 15 vitesh nga autizmi, nëna: Vajza 10-vjeçare ka qenë krahu i djathtë! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Manjola është nëna e tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, Siborës e cila e shoqëron sot në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty”të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Rrëfimi i Manjolës nis me martesën e saj në moshën 18-vjeçare dhe një vit më vonë, bëhet nëna e një djali, Antonios. Gjithçka shkonte mirë deri kur Antonio bëri 5 vjeç dhe nga ai moment, jeta familjare do të ndryshonte përgjithmonë. Manjola: Një ditë më vjen infermierja në shtëpi dhe më thotë duhet ti bëjmë vaksinën.(Përlotet) Më fal. Antonio mbushi 5 në Gusht,unë nuk ia bëra vaksinën se ishte vapë dhe ia kam bërë në Tetor. Pasi ka bërë vaksinën, pas 2 javësh ka kaluar një temperaturë të lartë, gjë që ata thoshin virozë, por ajo e preku dhe tani ka elementë të autizmit, është autik. Ardit Gjebrea: Ju e dinit se çfarë ishte autizmi? Manjola: Fare. Ardit Gjebrea: Asgjë. Manjola: Kur e kam çuar në Kombinat te doktoresha më tha ka elementë të autizmit. I thashë si shërohet, çfarë ilaçi duhet t’i marr? Tha “kjo nuk është ilaç, kjo është terapi që ti gjithë jetën duhet ta kesh nën vëzhgim, do ta kesh si një fëmijë të vogël, do ketë disi përmirësim por jo që ka shërim” dhe ashtu është e vërteta. Ardit Gjebrea: Ka qenë luftë e vazhdueshme. Manjola: Lufta me autizmin nuk ka fund. Që nga ajo ditë pastaj, pyeta doktroeshën që çfaë mund të bëj, ajo na orientoi në disa terapi, plus edhe te qendra e spitalit në Kombinat, te distrofiku i spitalit që bënte terapi 3 herë në javë. Aty pastaj njohje pas njohje, ku ka terapi, ku ka fizioterapi, ku ka sporte dhe që sot e kësaj dite unë nuk kam ndalur asnjëherë. Ardit Gjebrea: Ka ndonjë përmirësim Antonio? Manjola: Të them diçka të vogël. Prej këtyre 15 viteve që ai ka filluar terapi, sporte, pishina janë shumë gjëraa të vogla që… është gjatë gjithë kohës i shoqëruar me mua, gjatë gjithë kohës. Për këtë kam pasur edhe krah të djathtë vajzën, që kjo ka qenë ndihma kryesore për djalin. Ardit Gjebrea: Ajo është 10 vjeç! Manjola: Kjo 10 vjeç nuk i ka ditur lojërat e fëmijëve, nuk ka dalë të luajë, gjithë kohën i thosha mami, të lutem ti me djalin, mami të bëjë një punë se do ikim në terapi, do ikim në logoterapi, do ikim në fizioterapi. Më thoshte ndonjëherë ”o mami, a mund të ikësh ti vetëm, të rri unë vetëm në shtëpi?” Jo, i thosha, vetëm jo dhe isha e detyruar ta merrja gjithë kohës me vete. Kam edhe një djalë të vogël dhe unë gjatë gjithë kohës kam qenë me 3 fëmijë me vete. #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/