У нас вы можете посмотреть бесплатно Vijon operacioni i FA në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Vijon kontributi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet, kryesisht në jug të vendit. Sipas të dhënave të fundit, në Qarkun e Vlorës, Komuna Novoselë, Forcat e Armatosura kanë të angazhuar 132 forca, 14 mjete transporti, 2 mjete për transport personeli, një Qendër Mobile, 3 motorpompa të mëdha dhe 2 motopompa të vogla. Në fshatrat Aliban, Fitore, Bishan, janë vënë në dispozicion të banorëve të prekur: 1 kamion me hime 9 kamionë me ndihma 3 kamionë janë ngarkuar dhe janë në dispozicion për t’u shpërndarë. Gjithashtu nga ana e efektivëve të FA po punohet për shkarkimin dhe magazinimin e ndihmave të ardhura nga Kosova. Në Qarkun e Fierit, gjatë ditës së sotme, Forcat e Armatosura kanë të angazhuar 1 mjet për transport materialesh. Ndërsa në fshatin Darëzezë, Fier, me kërkesë të prefektit të Fierit u nisën tre mjete transporti dhe 37 forca si dhe 10 pako me ushqime. Po sot, efektivët e Forcave të Armatosura janë angazhuar edhe në zgjidhjen e situatës në rezervuarin e Manskurisë në qytetin e Kavajes, ku 8 polumbare të Forcës Detare janë zhytur dhe kanë identifikuar problematikën në këtë rezervuar. Polumbarët bënë kontrollin e pusetave dhe sistemin e tubacionit të ujëmbledhësit nga brenda rezervuarit. Ndërkohë që, pasi është evidentur problematika, Forcat e Armatosura në bashkëpunim me efektivët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila i’u përgjigj pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë për ndihmë, bënë të mundur thithjen e ujit dhe normalizuan situatën në rezervuar.