У нас вы можете посмотреть бесплатно Gjykimi për të festuarit e ditëlindjes - Bin Baz или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz Burimi: • Видео www.perlatmuslimane.com Pyetje: "Cili është gjykimi për festimin e ditëlindjes? Cila është këshilla e juaj drejtuar njerëzve që organizojnë tubime të tilla?" Përgjigje: "Festimi i ditëlindjes është prej bidateve për të cilin kanë folur njerëzit e dijes. Kjo gjë bën pjesë në fjalën e profetit salAllahu alejhi ue selem, të cilën e transmeton Aisha radjiAllahu anha: من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد "Kushdo që shpik në çështjen tonë diçka që s'është prej saj, ajo është e refuzuar." (Buhariu dhe Muslimi) Po ashtu, profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد "Kushdo që bën një vepër që s'është në pajtim me çështjen tonë, ajo është e refuzuar" (Muslimi) Në një hutbe të së premtes, profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: أما بعد ، فإن أصدق الحديث كتاب الله و خير الهدي هدي محمد صلى الله عليه و سلم ، و شر الأمور محدثاتها و كل بدعة ضلالة "Fjala më e mirë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit salAllahu alejhi ue selem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo bidat është lajthitje." (Muslimi) Në një transmetim tjetër të këtij hadithi që gjendet tek Suneni i Nesaiut përmes një zinxhiri autentik, shtohet kjo pjesë: و كل ضلالة في النار "Dhe çdo lajthitje shpie në zjarr." Prandaj, është obligim për myslimanët, meshkuj qofshin apo femra, që të largohen nga të gjitha bidatet. Falënderimi i takon Allahut, ngase gjykimet brenda Islamit janë të mjaftueshme për ne dhe Islami është i përsosur, duke mos pasur nevojë për shtesa. Thotë Allahu Te'ala: الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا "Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj." 5:3 Allahu e ka përsosur fenë për ne me anë të ligjeve që Ai ka caktuar, me veprat që ka urdhëruar të bëhen dhe ndalesat nga cilat duhet ndaluar. Prandaj, feja nuk ka nevojë për bidate të futura nga njerëzit, të tilla si: festimi i ditëlindjeve, e gjëra të tjera. Të festuarit e ditëlindjes së Profetit salallahu alejhi ue selem apo ditëlindjes së Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit, Aliut, Hasanit, Husejnit, Fatimas, Bedeuiut, Sheikh Abdul Kadër el-Gjejlaniit dhe të dikujt tjetër, nuk kan asnjë bazë të saktë, duke qenë kështu një vepër e urryer dhe e ndaluar. E gjithë kjo bën pjesë në fjalën e profetit salAllahu alejhi ue selem: و كل بدعة ضلالة "Se çdo bidat është lajthitje." Andaj, nuk lejohet për myslimanët që të bëjnë bidate, pavarësisht se kush i bën ato. Nuk është në dorën e njerëzve të ligjësojnë gjëra për myslimanët (në Islam) dhe nuk mund të jetë askush shëmbëlltyrë për ta, përveç nëse veprimet e tyre janë në përputhshmëri me sheriatin islam. Të gjitha veprat e njerëzve dhe bindjet e tyre peshohen me peshojën e sheriatit, me Librin e Allahut dhe Sunnetin e profetit salAllahu alejhi ue selem. Ajo që është në përputhshmëri me to, pranohet dhe ajo që është në kundërshtim me to, braktiset. Thotë Allahu: فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ "Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të dërguarit." 4:59 Allahu u dhëntë të gjithë myslimanëve sukses! Allahu i udhëzoftë të gjithë myslimanët në rrugën e drejtë!"