У нас вы можете посмотреть бесплатно Bashkëshorti në koma, djali i sëmurë! Dorëzimi i Sadetes: U theva, dola në ballkon dhe... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Fatkeqësia e ndau në dysh familjen e Sadetes duke e përballur me një ngjarje të paimagjinueshme. Bashkëshorti i saj, Agroni dhe njëkohësisht babai i tre fëmijëve, pësoi trombozë e hemorragji në tru duke shënuar pikënisjen e një kalvari të gjatë netësh pa gjumë për Sadeten, frikës, pasigurisë dhe luftës për jetën. Sadetja rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se nuk e linte vetëm për asnjë moment të shoqin, edhe pse ai ishte pa ndjenja. Nga spitali në qytetin ku jetonin në Greqi, e zhvendosën në Athinë dhe për muaj të tërë, ajo ishte e vetme. Fëmijët gjendeshin në Shqipëri, ndërsa familjarët e të shoqit nuk i kishin zgjatur asnjë dorë ndihme. Për ushqimin e saj kujdesej ndokush nga stafi i spitalit, pinte ujë nga çezma e tualetit dhe flinte në karrige duke pritur 17 minutat e takimit me të shoqin. Pas shumë ditësh, Sadetja u gjend në pikën më të errët nga telefonata që e theu. Ulërima e saj zgjoi Agronin, por zemrën e kishte të ndarë në dysh: të qëndronte pranë të shoqit a pranë djalit që nuk qe aspak mirë. Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ai filloi të reagonte? Sadete: Reagimi i Gonit ka qenë pas 24 ditësh. Ardit Gjebrea: Si ishte ai moment? Sadete: Ngaqë e kishin parë fëmijët keq, më merr mami, më çon një fotografi të djalit. “Sadete, të lutem nisu se s’e ke djalin mirë.” Aty kam bërtitur me të madhe dhe Goni aty ka reaguar, ka thënë “çfarë është?” Kur bërtita unë o Zot mami, djali im është ky? “Po”, thotë mami, “por nisu.” Unë s’kisha as lekë. Nuk kisha ku ta lija Gonin, kisha frikë ta lija. Aty Goni ishte në kat të pestë. Me veten time thashë mbaroi çdo gjë në familjen time, veç rroj kot se s’do t’ia dal. Dal te ballkoni dhe e kam hedhur gjysmën e trupit. Nuk kisha forcë as të shkoja te fëmijët, as t’i ndodhte gjë Gonit. E shikoja se s’do t’ia dal. U këputa komplet, kur ra puna edhe te fëmijët, u dorëzova. Vjen një doktoreshë dhe sa hynin te dera e dhomës, thërrisnin Gonin. Në atë moment, trembem dhe më shikon. Del e më thotë “Sadete, tani që është Goni mirë, ti do të bësh këto veprime?” I them jo, unë kam djalin shumë keq dhe i tregoj fotografinë e djalit. Më thotë “ik.” I them nuk iki dot sepse unë nuk kam lekë. Me çfarë të iki te fëmijët? Më thotë “do të ta paguaj unë biletën dhe te Goni do të rri unë.” Vij këtu pas 5 muajsh. Shoh djalin, shoh dy fëmijët e tjerë, nuk ishin asnjëri siç i kisha lënë. Ishin tmerruar. Nuk pranonin as t’i bindja se babi i vet është mirë, u thosha babi është mirë, u bëja be se do të vija shpejt. Thoshin “ne e kemi parë babin, të kemi parë ty se për Gonin nuk kanë dhënë më shpresa.” Jo, u thashë, unë kam dalë të kërkoj ndihmë për ta shpëtuar babi, jo të bënit ju këtë gjë. E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve. #EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan #sadete #agron #greqi #tromboze #koma #spital #tiktok #matilda #semidubai #shtepi #familje #dashuri #vetmi #ndihme #kurbin #fizioterapi