У нас вы можете посмотреть бесплатно Rusia, fushate dezinformimi ne BE per koronavirusin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Moska ka nisur një fushatë të ashpër dezinformimi në kulmin e betejës globale kundër koronavirusit. Shqetësimin e shprehin zyrtarët e Bashkimit Europian në një dokument sekret të siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, ku thuhet se kjo fushatë dezinformimi po përhap panik dhe konfuzion në vendet e BE-së dhe në gjithë perëndimin, duke minuar përpjekjet për të ndalur përhapjen me ritme të shpejta të koronavirusit. Pjesë e fushatës së dezinformimit, sipas dokumentit të Bashkimit Europian është përhapja e lajmeve të rreme në gjuhë të ndryshme si Anglisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht e Frëngjisht. Mes këtyre lajmeve të rreme qarkullojnë edhe teori se koronavirusi është një armë biologjike që po përdoret nga Shtetet e Bashkuara për të përmbushur qëllimet e tyre gjeopolitike në botë. Në dokument thuhet se bazat e të dhënave të Komisionit Europian kanë regjistruar të paktën 80 raste të këtyre lajmeve të rreme të përhapura prej 22 Janarit nga media të lidhura me rusët, përmes rrjeteve sociale e portaleve informative në perëndim. Agjencia Reuters thotë se Komisioni Europian ka kërkuar ndihmën e rrjeteve të mëdha sociale si Facebook e Twitter për ta ndalur këtë fushatë. Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov hodhi dyshime mbi ekzistencën e një dokumenti të tillë nga Bashkimi Europian.