У нас вы можете посмотреть бесплатно Tragjedia e minatorëve në Selenicë (23 Shkurt 2004) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2004 Tragjedi në minierën e Selenicës në Vlorë. Pesë minatorët kanë gjetur vdekjen dhe 17 të tjerë janë plagosur, 7 nga të cilët në gjendje të rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para se të kishte nisur turni i mëngjesit. 22 punëtorët e turnit sapo kanë hyrë në frontin e prodhimit kanë hasur në shpërthimin e gazit Metan, që përveç vështirësive në procesin e frymëmarrjes ka shkaktuar dhe zjarr duke djegur trupat e minatorëve. Të parët që kanë dhënë ndihmë për punëtorët që ndodheshin në thellësi të galerisë, kanë qenë kolegët e tyre në ndodheshin në sipërfaqe. Kanë qenë këta persona që kanë dhënë alarmin edhe për policinë e Vlorës. Kanë qenë këta persona që kanë dhënë alarmin edhe për policinë e Vlorës. Në drejtim të Selenicës e cila gjendet shumë pranë qytetit të Vlorës, por për shkak të rrugës së keqe duhen rreth dy orë për të shkuar atje, janë nisur forcat e policisë, ato të zjarrfikëses si edhe grupi i mjekëve reanimator të shoqëruar me ambulanca. Operacioni i shpëtimit dhe ai i nxjerrjes së trupave nga thellësia e galerisë ka zgjatur disa orë dhe fillimisht është pohuar vetëm për një të vdekur, por më pas numri i tyre është shtuar njëri pas tjetrit duke shkuar në 5 viktima. Ndërkohë hetimi i Ministrisë së Shëndetësisë i kryesuar nga ministri Solis ka parë nga afër situatën në Selenicë dhe në Vlorë. Një grup specialistësh i Ministrisë së Industrisë dhe energjetikës nën varësinë e të cilës është miniera shkoi për të parë masat teknike të kësaj miniere. Ndërkohë presidenti i firmës franceze Selenicë Bitum , e cila ka marrë me koncesion minierën në Selenicë dhe administratori i kësaj firme u ndalua nga policia në Tiranë dhe u shoqëruan drejt minierës. Sipas kryeprokurorit të rrethi të Vlorës Petrit Çano, organ në të cilin ka nisur hetimet Patrik Paskal dhe Tomor Beqiri mendohet se janë shkaktarët e mos marrjes së masave të nevojshme të sigurisë teknike në galeritë e minierës./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/