У нас вы можете посмотреть бесплатно Uniko - "I kam vrarë, do t'i therr akoma", tragjedia në familjen shqiptare në Itali или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kjo është familja Malaj nga Selenica e Vlorës që prej vitesh banon në Itali. Një tragjedi shkatërroi këtë familje dhe tronditi mbarë komunitetin në Itali dhe në Shqipëri. Kryefamiljari Taulant Malaj, masakroi me thikë vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa bashkëshorten Tefta Malaj 39 vjeç e la të plagosur duke e goditur me thikë. Dora e 45-vjeçarit i mori jetën edhe një shtetasi italian, 51-vjeçarit Massimo De Santis, banor i të njëjtit pallat ku jetonte dhe familja Malaj. Taulant Malaj dyshonte se bashkëshortja e tij, me të cilën raportohet se ishte në proces divorci, e kishte tradhtuar me komshiun italian. Krimi i rëndë ndodhi më 7 Maj në apartamentin ku jetonte familja shqiptare në Torremaggiore në provincën e Foggia të Italisë. Të parin që vrau Taulant Malaj ishte komshiu italian, Massimo De Santis 51 vjeç. Me këtë të fundit një përleshje fizike në pallatin ku jetonin dy familjet. Më pas e goditi disa herë me thikë. Plagët e shumëfishta i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Sipas mediave italiane, 45-vjeçari shqiptar dyshonte se ai kishte lidhje intime me bashkëshorten Tefta Malaj. Pasi therri me thikë italianin, Taulant Malaj u kthye në banesën e tij për të vrarë gruan. Në tentativë për t’i marrë jetën, ai goditi me thikë vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Në përleshje e sipër, 45-vjeçari arriti që të godiste me thikë në bark edhe gruan, Teftën, duke e lënë të plagosur. Pas masakrës që shkaktoi, ai u rikthye sërish në shkallët e pallatit ku ndodhej trupi i pajetë i italianit. Të gjithë çmendurinë e tij, Taulant Malaj vendosi ta regjistronte me celular, duke filmuar trupin e viktimës 51-vjeçarin italian. Më pas u ngjit në banesën e tij, aty ku ndodhej trupi i pajetë i vajzës së tij 16-vjeçare dhe bashkëshortja e cila i lutej për mëshirë teksa ishte e plagosur. Këtë video-regjistrim nuk do ta bëjmë publik për shkak të pamjeve tepër të rënda, por do të transmetojmë vetëm materialin audio të autorit, i cili pranon krimin që ka kryer dhe arsyet sipas gjykimit të tij. Madje, ai kërkon nëpër shtëpi edhe djalin e tij të vogël 5-vjeçar, por nuk mundi ta gjente. Sipas të përditshme italiane “La Repubblica”, djali ishte fshehur pas divanit në dhomën e ndenjies, pikërisht aty ku Taulant Malaj therri me thikë vajzën dhe gruan. Pasi policia u fut brenda në apartament, 5-vjeçarin e gjetën të fshehur pas divanit. I mituri qëndronte aty duke u dridhur dhe i tmerruar. “Quhem Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës. E shikoni këtë këtu, ky është italian. Gruaja ime është **** gjithë ditën, unë punoja gjithë ditën, ja ky është. Ja fala 1 herë të parin. Ky është i dyti. Shikoje, e kam therrur vetë. Vetë e kam therrur. I vrava që të tre, edhe çupën, se ngacmonte dhe çupën. Shikoje këtu. Vrasje këtu. Këta janë... pusho...pusho *** e ***, pusho **** e ***, pusho..***** gjithë ditën, boll ***, boll, boll..boll *** se ta fala 1 herë, boll, boll. Ku është djali. Shikoje, i kam vrarë, i kam therrur, do t’i therr akoma. S’ka ardhur asnjë polici, do t’i therr tani”. Këtë video, 45-vjeçari nga Vlora ua dërgoi në WhatsApp familjarëve dhe të njohurve të tij, e më pas u përhap në rrjetet sociale. Në gjendje të plagosur, Tefta Malaj arriti të largohej nga banesa dhe të njoftonte policinë për krimin e rëndë që kryer bashkëshorti i saj. Taulant Malaj u arrestua nga policia disa minuta më vonë. Bashkëshortja e tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Fatkeqësisht, vajza e tij 16-vjeçare Xhesika dhe komshiu italian Massimo De Santis mbetën të vdekur nga plagët e thikës. Taulant dhe Tefta Malaj ishin të martuar që prej 7 Gushtit 2005. Së fundmi çifti ishte në proces divorci dhe sipas mediave italiane, 45-vjeçari ishte larguar dhe nga apartamenti ku ndodhi krimi. Për ngjarjen e rëndë reaguan edhe zyrtarët e shtetit italian. Zv/Kryeministri i Italisë Matteo Salvini reagoi në rrjetet sociale, duke shkruar “Një lutje për Xhesikën, e cila vdiq në moshën 16-vjeçare nga dora e atij që nuk mund të quhet baba, por vetëm një kriminel i neveritshëm. Për të pres dënimin maksimal”. Kurse kryebashkiaku i Torremaggiore, Emilio Di Pumpo, bëri thirrje që të respektohen viktimat dhe video e realizuar nga Taulant Malaj të bllokohet dhe të mos shpërndahet nëpër internet. #Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/