У нас вы можете посмотреть бесплатно Berisha mbyll protestën me një mallkim për Qeverinë dhe Policinë: Zoti ju vraftë! Do ua... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #saliberisha #edirama #pd #protesta #politike Kryedemokrati Sali Berisha mbylli protestën e sotme me një mesazh për Qeverinë dhe Policinë: "Zoti ju vr*ftë se ua prishët Namazin besimtarëve sot! Do përgjigjeni rëndë, koha juaj ka marrë fund!", deklaroi Berisha. Mirënjohjen më të pakufishme ju, qytetarëve dhe qytetareve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, që sot me 20 shkurt përsëritet në një formë apo një tjetër 20 shkurtin e vitit 1991. Natyrisht, në qoftë se shtatorja e Satanit ndodhej në piedestalin e saj në sheshin Skënderbeu, busti i pasardhësit të tij, busti i gjallë, nuk ndodhej as në Shqipëri. Por kjo nuk pengoi ju për të dëshmuar vendosmërinë më të madhe. Kjo nuk pengoi ju për t'u përballë dhëmb për dhëmb me falanga e krimit që përdorën të gjitha mjetet e paligjshme kundër kryengritësve paqësorë. Projekti i tyre, plani i tyre ogurzi për të krijuar gjakderdhje. Përsëri sot u shpalos duke qëlluar në ballë kandidate për, ish-kandidaten, kandidaten për deputete të Partisë Demokratike, Senada Mehmetin, një demokrate e flakët, e vendosur. Ju patë të tjerë, u qëlluan pas koke me bomba me gazlotësjellës. Ju patë se si u përdorën bomba tymuese me acid nitrik helmues, si u përdorën bomba shurdhuese vetëm e vetëm për të akuzuar opozitën. Si u përdorën pra ato mjete që përdoren në pozicione luftarake me palë armike. Por sot përshkallëzimi i Edi Ramës kundër opozitës ka qenë i paprecedent. Sot, kriminelë me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi në territorin e Partisë Demokratike. Sot, Edi Rama ka marrë, ka ndërmarrë një akt të pashembullt, ka sulmuar selinë e Partisë Demokratike si një hakmarrje ndaj kryengritësve paqësorë. I jap fjalën e nderit se në rast se guxon të sulmojë këtë seli, selive të tij gjurmë nuk do t'u gjejë. I them Edi Ramës, është mundim i madh për ne të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tyre ndaj selive të krimit. Po ata janë të gatshëm, të gatshëm, në çdo moment për t'i bërë ato të paqena. Prandaj, prandaj, urrejtjen atërore që ke ndaj pluralizmit, mos e shpreh duke gjuajtur bomba tymi dhe bombola gazi në selinë e Partisë Demokratike. Ne jemi kryengritës paqësorë, por ne nuk të tolerojmë sulmin ndaj selisë. Bombulat dhe bombat ndaj selisë sonë. Edhe një herë, hiq dorë nga sulmi në selinë e Partisë Demokratike. Jemi të gatshëm absolutisht nga mëngjesi gjerë në mesnatë të të përgjigjemi siç e meriton. Por përshkallëzimi i sotëm tejkalon çdo lloj krimi. Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/politike/beris... Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranews.one X https://x.com/oranews_one Follow Televizionin Ora News