У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Rast i ri me meningit akut në Durrës. Prek një 14 vjeçar, autoritetet e ‘fshehën’ или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit gjatë fundjavës që kaloi. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore. Prindër të nxënësve të shkollës 9-vjeçare "Kushtrimi i Lirisë" kanë shfaqur shqetësim për mungesën e masave profilaktike. Ata shprehen për Top Channel, jashtë mikrofonit, se nuk janë njoftuar për situatën dhe në shkollë nuk është marrë asnjë masë parandaluese. Aktualisht, nxënësit e kësaj shkolle po vijojnë mësimin në shkollën pritëse "Eftali Koçi", pasi godina e tyre do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Ky rast vjen pas rastit fatal të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, kur një 17-vjeçare humbi jetën nga meningiti akut në QSUT. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi pasi fillimisht ishte paraqitur në spitalin e Durrësit. Gjimnazistja kishte qenë në një ekskursion me shkollën në Voskopojë dhe pas kthimit kishte shfaqur një gjendje virale të lehtë që u përkeqësua me shpejtësi dhe pas dërgimit në Tiranë u diagnostikua me meningit akut. Në këtë rast të gjithë personave të ekspozuar, familjarë, nxënës e staf mjekësor iu rekomandua marrja e medikamenteve profilaktike, ndërsa ambientet e gjimnazit u dezinfektuan. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Meningiti#Akut