У нас вы можете посмотреть бесплатно Tragjedia që bashkoi Greqinë/ Guri: Detajet e reja nga aksidenti ku vdiq edhe tifozi shqiptar или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #orasport #etmondguri Një aksident tragjik në Rumani, ku humbën jetën shtatë tifozë të skuadrës greke të PAOK-ut, mes të cilëve edhe një shqiptar, ka tronditur thellë opinionin publik në Greqi, por ka shërbyer edhe si një moment i paprecedentë solidariteti në botën sportive. Ngjarja, e cila ishte kryelajmi i ditëve të fundit në mediat helene, po ndiqet me vëmendje të lartë teksa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, nëpërmjet një lidhje direkte në "Ora Sport", ishte gazetari Etmond Guri. "Pa diskutim ka qenë kryelajm i ditëve të fundit. Jo për vetë faktin se ishte një aksident, por për faktin se e tronditi shoqërinë, shtatë të humbura, shtatë të rinj, të moshës së re, të cilët po shkonin për të ndjekur ndeshjen e radhës të ekipit të tyre të zemrës dhe e papritur, në një mënyrë të padrejtë, një aksident, humbasën jetën. Pavarësisht se çfarë është komentuar, ajo që është, mendoj, më e rëndësishme është fakti që si rrallëherë në Greqi, do të thoja është hera e parë, të paktën në këto 35 vjet që ne jetojmë në Greqi si emigrantë në Greqi, nuk kemi hasur një rast analog ku tifozë të një ekipi që kanë humbur jetën në një rast të tillë, të kenë marrë mbështetjen pa kushte të çdo lloj ekipi tjetër apo të tifozëve të ekipeve të tjera. Dhe kjo, mendoj, është mesazhi më domethënës dhe më kuptimplotë në këtë tragjedi kaq të madhe. Ajo që ka ndodhur, hetimet janë, ose më saktë, janë në dy pista lidhur me aksidentin e madh. Ose një defekt, një avari në sistemin e timonit, pasi duke qenë një makinë e modeli i fundit ka një sistem automatik të parakalimit dhe shpejtësisë së timonit, bllokohet dhe kjo dyshohet si shkak kryesor. Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/sport/tragjedi... Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranews.one X https://x.com/oranews_one Follow Televizionin Ora News