У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla? или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Ne po kërkojmë të bëjmë një marrëveshje me Ukrainën, ku ata do të kompensojnë atë që po u japim ne, me pasuritë e rralla në tokat e tyre. Ne kemi një oqean në mes. Ata jo. Është më e rëndësishme për ta sesa për ne”, tha presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ishte kjo deklarata e dhënë nga zyra ovale e presidentit amerikan, Donald Trump, në shkurt të vitit 2025, që Ukraina t’i furnizonte vendin me metale të rralla në këmbim të mbështetjes financiare të Kievit në përpjekjet e luftës kundër Rusisë. Vërejtja duket se përputhet me një pjesë të një strategjie lufte, të njohur si “plani i fitores”, që Presidenti Volodymyr Zelenski ua paraqiti aleatëve të Kievit, përfshirë Donald Trump, vitin e kaluar. Ndër të tjera, plani propozon arritjen e marrëveshjeve me partnerë të huaj për të siguruar akses të përbashkët në burimet strategjikisht të vlefshme të Ukrainës. Nuk ishte e qartë nëse Trump po i referohej të gjitha llojeve të mineraleve kritike apo vetëm mineraleve të rralla tokësore. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po kërkonin të bënin një marrëveshje me Ukrainën për mineralet e rralla tokësore dhe gjëra të tjera të saj. “Ne po investojmë qindra miliarda dollarë. Ata kanë toka të mëdha të rralla dhe unë dua sigurinë e tokës së rrallë, dhe ata janë të gatshëm ta bëjnë”, pohoi Trump. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan