У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Berisha: Nisma e PS asgësimi i drejtësisë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Për Sali Berishën, nisma e maxhorancës, përmes së cilës synohet që gjykatat të mos lejohen të pezullojnë ministrat, është asgjesimi i sistemit të drejtësisë. “Edi Rama, për të mbrojtur krimet e tij monstruoze dhe vjedhjet e pallogaritshme, po kalon në veprime të tjera, në asgjësimin e sistemit të drejtësisë, në miratimin e ligjeve për të mbrojtur veten dhe bandën e tij plaçkitëse në qeveri”. Ndryshe nga kryeministri, Berisha thotë se pezullimi është ndëshkim për ata zyrtarë të lartë që vjedhin në emër të pushtetit. “Është një e drejtë e institucionit të akuzës dhe gjykatave, e sanksionuar edhe në opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. Pezullimi në mënyrë absolute nuk nënkupton pezullimin e asnjë funksioni në vend. Nënkupton ndëshkimin në emër të interesave të qytetarëve të zyrtarëve më të lartë që përdorin pushtetin për të vjedhur”. Berisha i bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të hetojnë presionin që, sipas tij, kryeministri i ka bërë gjyqtarëve të Kushtetueses. “Të hetohen të gjitha telefonatat e tij të bëra edhe pas mesnate, kërcënimet e tmerrshme që u janë bërë gjyqtarëve që të votojnë për rrëzimin ose anulimin. Kërkoj hetim me urgjencë, marrjen e tabulateve të numrave të të gjithë familjes së tij”. Edi Ramës i kërkoi të shkarkojë zv/kryeministren, teksa tha se i njëjti mesazh i është kërkuar kryeministrit edhe në Bruksel. “I thanë se nuk tolerojmë asnjë ndërhyrje, ky është mesazhi i Brukselit”. Të njëjtat akuza në adresë të kryeministrit, Berisha i vijoi edhe në SPAK, ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje”, ku paralajmëroi votën kundër në parlament ndaj ndryshimeve të sjella nga socialistët. “Ne jo vetëm që nuk do ta votojmë, por do ta kundërshtojmë në mënyrën më të fuqishme. Dhe 20 shkurti do të jetë dita e kryengritjes së madhe kundër korrupsionit”. Sipas Berishës, këto ndryshime ligjore i mbyllin Shqipërisë dyert e integrimit. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/