У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ 25 mijë udhëtarë në Durrës, javën e fundit ka pasur shumë lëvizje në dy anët e detit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Porti i Durrësit po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh gjatë këtyre ditëve, si pasojë e lëvizjeve masive për festat e fundvitit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 8 ditët e fundit, kanë hyrë në vend 25,477 udhëtarë dhe 7,738 automjete. Janë kryesisht anëtarë të diasporës shqiptare që kthehen për të kaluar festat pranë familjarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe nga shtetas të huaj që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimesh në vendin tonë. Për të përballuar këtë fluks udhëtarësh, kompanitë që operojnë linjat detare kanë shtuar kapacitetet e tyre. Tragetet e linjës Durrës-Bari e kthim kanë nisur të kryejnë lundrime të dyfishta gjatë ditës, që nga data 19 dhjetor, ndërsa linja Ankona-Durrës ka shtuar lundrimet mes dy porteve për të plotësuar kërkesën në rritje. Po pas incidentit që ndodhi në fillim të kësaj jave, njëri prej trageteve të linjës së Barit ka dalë përkohësisht nga shërbimi. Gjatë manovrave të ankorimit në portin e Durrësit, në kushte të motit të keq, njëri prej trageteve dëmtoi helikën e tij duke u përplasur me spirancën e tragetit tjetër që ishte ankoruar më parë në kalatë. Pas kësaj, ai do t’i nënshtrohet riparimeve, ndërsa kompanitë e lundrimit po e menaxhojnë situatën me tragetet në dispozicion. Sipas Kapitanerisë së Portit të Durrësit, autoritetet portuale kanë marrë masa për të shmangur vonesat dhe për të garantuar shërbim efikas për udhëtarët që zgjedhin të lëvizin përmes portit më të madh në vend. I njëjti fluks pritet të vazhdojë edhe në ditët e para të janarit, por në kah të kundërt, pasi emigrantët do të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Durrës#Turistët#TopChannelNews