У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Makarona me pulë dhe domate të thata, nga zonja Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Makarona me pulë dhe domate të thata 320 gr makarona pene 120 gr domate të thata 2-3 lugë gjelle vaj ulliri 3-4 thelpinj hudhra 400 gr gjoks pule 1/4 lugë çaji kripë 1/4 lugë çaji piper i kuq Piper të zi 200 ml krem pana për gatim 1 filxhan çaji djathë mozzarella të verdhë të grirë 1 lugë çaji borzilok i thatë Pak piper i kuq pikant 1/2 garuzhdë ujë nga zierja e makaronave Pastrojmë mishin dhe e presim atë në copa të vogla, më pas vendosim në një tas dhe e marinojmë me kripë, piper të kuq, ose të zi. Ngrohim pak vaj në një tigan dhe kaurdisim në të hudhrat e grira hollë e më pas domatet e thsta në copa i përziejmë për 2-3 min e më pas i largojmë nga tigani. Shtojmë pak vaj në tigan dhe shtojmë copat e pulës për ti skuqur. Ndërkohë kemi vendosur dhe makaronat për ti zierë në ujë të bollshëm me kripë. Vazhdojmë skuqjen e pulës derisa të zverdhet lehtë, më pas largojmë dhe mishin nga tigani. Në tigan shtojmë panën dhe djathin mozzarela të grirë, i lëmë sa të marrin valë dhe djathi të shkrijë komplet, kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tiganin me pana dhe djathë + pak ujë makaronash, i përziejmë. Në tiganin tjetër kemi mishin me domatet, shtojmë mbi to makaronat me pana i përziejmë + borzilok dhe gati për ti shërbyer. #ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu