У нас вы можете посмотреть бесплатно Dy dëshmi për vrasjen e Behar Sofisë, endacaku u përball me autorin kur mori biçikletën për të ikur или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë administruar dëshminë e dy personave okularë, të cilët në momentin e fundit, kanë pasur shumë afër 66-vjeçarin Behar Sofia dhe autorin e krimit të rëndë ende të paidentifikuar. Dëshmitarët janë njëri endacak me inicialet A.P, që qëndron kryesisht poshtë urës së Lanës, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe dëshmitari tjetër është një kamarier, i cili ka qenë personi i fundit që i ka shërbyer Behar Sofisë, i cili para se të ekzekutohej me dy plumba, ndodhej në një kafe së bashku me një person tjetër të shëndoshë. Dëshmia e personit endacak, kamerat e sigurisë të disa bizneseve dhe institucioneve shtetërore, janë provat më të vlefshme të policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, e cila prej gati 7 ditësh po kryen veprime hetimore me shpresën e zbardhjes së autorit të krimit që tronditi Tiranën. Dëshmitari okular i cili është shkëmbyer me killerin poshtë urrës së Lanës, ka treguar në polici se kur ndodhej poshtë urës, duke hyrë nga ana e “Tajvanit”, ka parë një person me kapele që ka ardhur nga krahu i Piramidës dhe befas ndaloi poshtë urës ku mori një biçikletë që e kishte lënë aty u largua me nxitim. Sipas dëshmitarit “personi ishte me xhup të zi, me kapele të zezë dhe pasi mori biçikletën sërish me atë shpejtësi, u ngjit në drejtim të bordurës anësore dhe iku. Unë nuk e ndoqa më drejtimin e tij.” Ndërsa një dëshmitar tjetër me profesion kamarier ka treguar se: “…Behar Sofia ishte ditën e hënë në kafe dhe shoqërohej nga një person i moshës 40-vjeç, i shëndoshë rreth 1.70 cm i gjatë. Me të ka qëndruar rreth gjysmë ore ose 1 orë…” Dëshmitari ka thënë se nuk e njeh këtë person, por po ta shikojë arrin që ta identifikojë, pasi ka qenë edhe më parë me këtë person në lokal. Behar Sofia u qëllua me dy plumba pistolete “TT”, me silenciator, ndërkohë ende ngjarja vijon të mbetet e pazbardhur. Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE www.oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp