У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News- “Balluku”, Berisha: Rama po pengon drejtesinë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri Edi Rama është pengesa kryesore e funksionimit të drejtësisë, sipas kryetarit të PD, Sali Berisha. Kryedemokrati e krahason kreun e qeverisë me diktatorin e Enver Hoxha, duke thënë se harton ligje për të mbrojtur veten nga drejtësia. “Jam këtu për të kërkuar dorëheëqjne e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e Kryeministrit, i cili rezulton pengesa më kryesore e funksionimit të drejtësisë, çka përbën një krim të rëndë në vetvete. Po kaq skandaloze janë përpjekjet e tij për të ndryshuar ligjet, për të cilësuar si persona të papezullueshëm, edhe ata të cilët në seri i pezullon vetë Kushtetuta”, deklaroi Berisha. Berisha thotë se kryeministri është personi që kontrollon skemat korruptive, ndërsa Belinda Balluku është përdorur prej tij. “Në dosjen Balluku, nga 6500 mesazhe, 3800 janë të Edi Ramës. Balluku është thjesht një shërbëtore e tij. Mirë t’i bëhet”, u shpreh ai. Lideri i demokratëve thotë se edhe ndërkombëtarët janë kundër qëndrimeve të mazhorancës për rastin Balluku, ndërsa thotë se për këtë arsye diplomatët e huaj nuk e takojnë kryeministrin Rama. “Ky është i gatshëm t’ia mbyllë Shqipërisë dyert e BE. Kudo që shkon, ky shkon si një langaraq i pashoq. Pra, është i damkosur si langaraqi i komunitetit ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Berisha. Teksa thekson se qeveria rrëzohet vetëm me protesta, Berisha fton qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e 28 shkurtit, në orën 18 para Kryeministrisë. Për protestën e së shtunës, demokratët kanë paralajmëruar se do të ketë një skenar ndryshe nga aksionet e deritanishme. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan