У нас вы можете посмотреть бесплатно Debate në Kuvend për bojkotin e komisionit të “Territoriales”, Balla: Presim përgjigje deri në darkë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në fjalën e mbajtur në Kuvend akuzoi opozitën për paqartësi dhe qëndrime kontradiktore lidhur me bojkotin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Balla deklaroi se opozita ka ndryshuar qëndrim brenda 24 orëve, duke theksuar se nuk ka një vendim të qartë për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisionit. Sipas tij, mazhoranca është e gatshme të vijojë punën e komisionit pa ndryshuar përbërjen, nëse opozita angazhohet të marrë pjesë rregullisht në mbledhje. “Doli dje ky zotëria dhe tha që jeni tërhequr nga bojkoti i komisionit të posaçëm të reformës territoriale. Sot shoh që jeni tërhequr nga ajo që keni vendosur dje. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakofonikë sa për një çështje çoheni dy veta”, deklaroi Balla. Ai shtoi se mbledhja e komisionit nuk mund të zhvillohet pa kuorumin e nevojshëm dhe i kërkoi opozitës një përgjigje përfundimtare. “Ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit të posaçëm? Nëse na thoni që do vini në mbledhje, nuk ka nevojë të ndryshojmë asgjë. Na e thoni këtë deri në darkë. Do presim deri në darkë dhe pastaj do vendosim”, tha ai. Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #lajme #RTSH #news