У нас вы можете посмотреть бесплатно 9 DITËSHI I PADRE PIOS - DITA 3 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
NËNTËDITESHI DREJTUAR SHËN PIOS. Dita e 3 Padre Pio nga Pietrelçina, që aq shumë e ke dashur Virgjëreshën Mari, dhe që nga ajo ke fituar shumë hire dhe ngushëllime çdo ditë, ndermjeteso për ne pranë Virgjëreshës Mari duke i vënë në duart e saj mëkatet dhe lutjet tona të vakëta, që ashtu sikurse në Kane të Galilese, Biri i jep Nënës atë çfarë ajo i kërkon dhe që emri ynë të shkruhet në Librin e jetës. "Virgjëresha e Shenjtë qoftë ylli që ndriçon rrugën tonë dhe të tregon udhën më të sigurt per te shkuar tek Zoti;ajo qofte spiranca që ne momentin e proves na bashkon më shumë me të " Shen Pio Kurorëza në nder të Zemrës së Shenjtë të Jezusit. 1. O Jezusi im, që ke thënë:"Edhe unë po ju them:lypni e do t'ju jepet, kërkoni e do të gjeni, trokitni e do t'ju çelet",ja unë po trokas, po kërkoj, po lypi hirin..... Të thuhet: një Ati ynë, Të falemi Mari dhe Lavdi Atit! Në fund: Zemra e Shenjtë e Jezusit, besoj dhe shpresoj plotësisht në Ty! 2. O Jezusi im që ke thënë:"Për të vërtetë po ju them, çkado t'i kërkoni Atit në Emrin Tim,Ai do t'jua japë ",ja që Atit Tënd, në Emrin Tënd,unë i kërkoj hirin..... Të thuhet:një Ati ynë, Të falemi Mari dhe Lavdi Atit! Në fund: Zemra e Shenjtë e Jezusit, besoj dhe shpresoj plotësisht në Ty! 3. O Jezusi im që ke thënë:"Me të vërtetë po ju them, qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia kurrë!"ja që, duke u mbështetur në pagabueshmërinë e fjalëve të tua të shenjta, unë kërkoj hirin... Të thuhet: një Ati ynë,Të falemi Mari dhe Lavdi Atit! Në fund: Zemra e Shenjtë e Jezusit, besoj dhe shpresoj plotësisht në Ty! O Zemër e Shenjtë, që nuk ke mundësi të mos kesh dhembshuri për ata që nuk janë të lumtur! Ki mëshirë për ne mëkatarët e mjerë, dhe na jep hiret që t'i kërkojmë përmes Zemrës së Papërlyer të Marisë, që është Nëna jote dhe Nëna jonë e butë! Shën Jozefi,babai tokësor i Zemrës së Shenjtë të Jezusit, lutu për ne!.Të thuhet:Të falemi Mbretëreshë.